Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatisin një urdhëresë për çmimet e ushqimeve nga prodhuesi deri te tregtari përfundimtar

Javor Geçev në protestën në Gorna Studena
Foto: Zdravka Masljankova

Ka përfunduar përgatitja e një urdhërese për ndjekjen e çmimeve të ushqimeve përgjatë gjithë zinxhirit nga prodhuesi deri te tregtari final. Priten detajet përfundimtare nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të dorëzuar dokumentin në Këshillin e Ministrave. Këtë e ka bërë të ditur ministri i bujqësisë Javor Geçev në protestën e prodhuesve të drithërave pranë fshatit Gorna Studena, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Zdravka Masljankova. Po punohet mbi një softuer për një sistem unik, ku prodhuesit, importuesit dhe tregtarët do të duhet të deklarojnë gjithçka që lidhet me ushqimin. Parashikohet që çdo tregtar në zinxhir të duhet të regjistrojë të gjitha sasitë e ushqimit, pavarësisht se ku janë dërguar - në rrjetin e dyqaneve, bursa, si dhe informacionin e çmimeve.

Më shumë nga rubrika

Nderojmë kujtimin e të ndjerëve

Të shtunën para Rrëshajave, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e të krishterëve ortodoksë të ndjerë. Këtë vit, kjo ditë bie më 3 qershor. Ditën e të ndjerëve, kambana bie me zi - me një goditje të matur për të kujtuar të gjallët të respektojnë të..

botuar më 23-06-03 11.00.PD

Nderojmë kujtimin e viktimave të kampit të përqendrimit "Belene".

Sot, më 3 qershor, në orën 12:00 në vendin e ish-kampit të përqendrimit “Belene” në ishullin Persin në lumin Danub do të mbahet ceremonia vjetore në kujtim të viktimave të kampit më të madh për kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste Bullgare në..

botuar më 23-06-03 9.45.PD

Parashikimi i motit për 3 qershorin 2023

Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Para mesditës në gjysmën veriperëndimore dhe pas mesditës deri në mesnatë edhe në juglindje do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje intensive të shoqëruara me..

botuar më 23-06-02 6.02.MD