Ndërmarrja shtetërore e armëve - Sopot mund të prodhojë predha 155 mm, të cilat BE planifikon t'i furnizojë Ukrainës. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë, Nikolla Stojanov. Por, sipas tij, bëhet fjalë për prodhim eksperimental dhe jo serial të municioneve të tilla në Bullgari. Javën e kaluar, BE miratoi një skemë për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha 155 mm, të cilat janë shumë shkatërruese. Vendet që kanë stoqe do të mund t'i dërgojnë ato, duke u kompensuar për këtë nga një fond i përbashkët evropian. Bullgaria refuzoi të bashkohej me një urdhër të tillë të përgjithshëm. Ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov theksoi se ushtria bullgare nuk përdor predha 155 mm. Në të njëjtën kohë, presidenti Rumen Radev deklaroi se së bashku me Komisionin Evropian do të punojnë për më shumë investime në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes bullgare.
Të shtunën para Rrëshajave, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e të krishterëve ortodoksë të ndjerë. Këtë vit, kjo ditë bie më 3 qershor. Ditën e të ndjerëve, kambana bie me zi - me një goditje të matur për të kujtuar të gjallët të respektojnë të..
Sot, më 3 qershor, në orën 12:00 në vendin e ish-kampit të përqendrimit “Belene” në ishullin Persin në lumin Danub do të mbahet ceremonia vjetore në kujtim të viktimave të kampit më të madh për kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste Bullgare në..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Para mesditës në gjysmën veriperëndimore dhe pas mesditës deri në mesnatë edhe në juglindje do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje intensive të shoqëruara me..
“Lajmi nga dje është se kemi një përbërje kabineti. Lajmi i sotëm është se ne kemi zhvilluar bisedime se si duhet të sigurojmë shumicën për reformën..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Para mesditës në gjysmën veriperëndimore dhe pas mesditës deri në mesnatë edhe në..
Kryeprokurori bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të një përfaqësuesi të popullit, për të cilin prokuroria e shtetit thotë se ka inicialet B.B. Pak..