Presidenti Rumen Radev nuk do të vonojë konsultimet me forcat parlamentare për formimin e qeverisë dhe do të respektohen të gjitha afatet kushtetuese, siguroi nënpresidentja Ilijana Jotova. “Sa më shpejt të formohet një mazhorancë dhe mundësisht një qeveri, aq më mirë. Nga institucioni ynë vazhdimisht themi se të gjithë në vend janë të interesuar për formimin e një shumice të qëndrueshme dhe të një kabineti”, tha ajo. Me rastin e marrëveshjes së arritur në mes të GERB-SDS dhe Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) që Kuvendi Popullor dhe komisioni ligjor parlamentar të udhëhiqen me rotacion, nënpresidentja komentoi se juristët duhet të vendosin nëse kjo është kushtetuese. Ajo u bëri thirrje përfaqësuesve të popullit që të fillojnë të punojnë sa më shpejt mbi ligjet që lidhen me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..