Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për GERB-in, ose do të ketë një kabinet me mandatin e parë, ose zgjedhje të reja

Desisllava Atanasova
Foto: BTA

Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desisllava Atanasova, pas negociatave me partinë “Vëzrazhdane” tha se për ta është e rëndësishme që të kenë një qeveri të rregullt e cila ta zbatojë buxhetin. “Është e domosdoshme që ne të ndajmë përgjegjësinë me të cilën votuesit i kanë ngarkuar të gjitha partitë. Duhet të kuptohet se askush nuk mund të jetë i vetëmjaftueshëm, askush nuk mund të ngarkohet me një mandat prej 121 votash për të qeverisur” – theksoi Atanasova.

Lidhur me pretendimet e “Po e vazhdojmë ndryshimin” ndaj GERB-it për të formuar qeveri apo për të mbështetur një qeveri me mandatin e dytë, Atanasova tha: “Ka vetëm dy opsione para tyre. E para është të mbështesim programin tonë, “Bullgaria pas krizave – Plani i Rimëkëmbjes” me mandatin e parë të mundshëm, opsioni i dytë janë zgjedhjet”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy persona në Bullgari kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e Shëndetësisë. Në Bullgari janë tre persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Dy janë nga Sofja dhe..

rinovuar më 24-08-29 1.31.MD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Të enjten para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira, ndërsa pas mesditës edhe në pjesën tjetër të vendit. Në shumë vende në Lludogorie dhe në rajonet malore do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive të..

botuar më 24-08-28 7.35.MD