Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë në Burgas na zhyt në sekretet e Egjiptit të Lashtë

Foto: Bashkia e Burgasit

Qyteti i Burgasit mirëpret një ekspozitë kushtuar Egjiptit të Lashtë, njofton Bashkia e Burgasit. Ekspozita mund të shihet në Qendrën e Kongreseve të Burgasit nga 18 gusht deri më 19 shtator. Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë ambasadori i Egjiptit Khalid Ibrahim Emara dhe profesori Sergej Ignatov, pionier i egjiptologjisë në Bullgari. Ekspozita e Përrallave Egjiptiane disponon mbi 100 kopje të sakta të disa prej artefakteve më të rëndësishme që përfaqësojnë fragmente të historisë së Egjiptit. Ndër to spikat Guri i Rozetës, falë të cilit u deshifrua shkrimi hieroglifik egjiptian.

Më 18 gusht, ekspozita mirëpret vizitorët nga ora 10:00 deri në 17:30 dhe nga 19 gushti deri më 19 shtator, ajo hap dyert nga ora 10:00 deri në 19:00.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP dorëzon një projektligj për shfuqizimin e përkufizimit të orientimit seksual jotradicional

“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të paraqesë javën e ardhshme një projektligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin parashkollor dhe shkollor për të shfuqizuar përkufizimin e miratuar së fundmi për orientimin seksual jotradicional. Tekstet e..

botuar më 24-08-23 10.08.PD

Parashikimi i motit për 23 gushtin

Ditën e premte do të mbajë mot me diell, me vranësira pasdite kryesisht në lindje. Aty do të ketë reshje shiu dhe vende-vende bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 deri në..

botuar më 24-08-22 7.35.MD
Georgi Tahov

Bullgaria është një vend partner i ekspozitës bujqësore "Agra" në Slloveni

Për herë të parë Bullgaria është një vend partner i Ekspozitës Ndërkombëtare për Bujqësi dhe Produkte Ushqimore “Agra 2024” në Gornja Radgona, Slloveni, e cila do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht 2024. Në hapje do të marrë pjesë edhe ministri..

botuar më 24-08-22 3.18.MD