Një zjarr pyjor që shpërtheu dje në një zonë të vështirë për t'u aksesuar midis fshatit Hvojna në malin Rodope dhe monumentit natyror Çudnite Mostove (Urët e Çuditshme) ka mbuluar tashmë 550 hektarë pyll me pisha. Shuarja ka zgjatur gjatë gjithë natës, ndërsa dy ekipe zjarrfikëse kanë penguar përhapjen e tij në fshat. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë katër makina zjarrfikëse dhe dy makina me zinxhir. Ekipet e Pylltarisë Shtetërore si dhe vullnetarët janë tashmë në terren. Dy helikopterë pritet të përfshihen në shuarjen e zjarrit. Bashkia Çepellare ka nevojë edhe për vullnetarë për të ndihmuar në kontrollin e zjarrit.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..