Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për kontrollin mbi shërbimet e sigurisë, aplikimin dhe përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës dhe qasjen në të dhëna sipas Ligjit për komunikimet elektronike.
Në kërkesën e dorëzuar prej tij sot kryetarit të Kuvendit nuk jepen arsyetime. Atanasov tha për “Dnevnik” se kjo është përgjigja e tij ndaj liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili refuzoi të mbështesë propozimin e Atanasov për bashkimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për postin vakant do të propozohet Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ish-ministër i punëve të brendshme.Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me..
Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e grua kanë djegie të shkallës së tretë dhe jeta e tyre është në rrezik. Në qytet dhe fshatrat..
Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..
Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e..
Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26..
Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të..