Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i Komisionit të Kontrollit të Shërbimeve Speciale ka dhënë dorëheqjen

Gjenerali Atanas Atanasov
Foto: BGNES

Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për kontrollin mbi shërbimet e sigurisë, aplikimin dhe përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës dhe qasjen në të dhëna sipas Ligjit për komunikimet elektronike.

Në kërkesën e dorëzuar prej tij sot kryetarit të Kuvendit nuk jepen arsyetime. Atanasov tha për “Dnevnik” se kjo është përgjigja e tij ndaj liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili refuzoi të mbështesë propozimin e Atanasov për bashkimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për postin vakant do të propozohet Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ish-ministër i punëve të brendshme.

Më shumë nga rubrika

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri është për vizitë në Ukrainë

Kryeministri Nikollaj Denkov dhe një delegacion bullgar mbërritën në Ukrainë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Denkov do t'u theksojë mikpritësve se Sofja do të vazhdojë të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të..

botuar më 24-02-26 9.47.PD

Rreth gjysma e bullgarëve nuk presin që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, 30.7% e bashkatdhetarëve tanë presin që lufta të përfundojë deri në fund të vitit dhe 49.9% nuk ​​presin që ajo të përfundojë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të “Gallup International” për..

botuar më 24-02-24 12.35.MD

Ngjyrat e flamurit të Ukrainës do të ndriçojnë ndërtesën e Këshillit të Ministrave

Më 24 shkurt, nga ora 18:00 deri në orën 24:00, me rastin e dyvjetorit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe dhjetëvjetorit të aneksimit të Gadishullit të Krimesë, ndërtesa e Këshillit të Ministrave do të ndriçohet me ngjyrë blu dhe të verdhë -..

botuar më 24-02-24 6.05.PD