Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i Komisionit të Kontrollit të Shërbimeve Speciale ka dhënë dorëheqjen

Gjenerali Atanas Atanasov
Foto: BGNES

Bashkëkryetari i grupit parlamentar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), gjen. Atanas Atanasov, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për kontrollin mbi shërbimet e sigurisë, aplikimin dhe përdorimin e mjeteve speciale të inteligjencës dhe qasjen në të dhëna sipas Ligjit për komunikimet elektronike.

Në kërkesën e dorëzuar prej tij sot kryetarit të Kuvendit nuk jepen arsyetime. Atanasov tha për “Dnevnik” se kjo është përgjigja e tij ndaj liderit të GERB-it, Bojko Borisov, i cili refuzoi të mbështesë propozimin e Atanasov për bashkimin e Shërbimit Informativ Ushtarak dhe Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Për postin vakant do të propozohet Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, ish-ministër i punëve të brendshme.

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB caktoi një afat për negocimin e marrëveshjes së koalicionit deri më 8 mars

Marrëveshja e koalicionit, të cilën GERB po përgatit, do të prezantohet para formacionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) më 6 mars. Këtë e tha në margjinat e Kuvendit Popullor lideri i GERB-it, Bojko Borisov...

botuar më 24-02-29 11.16.PD

Frontex mbështet kategorikisht anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së (Frontex) Hans Lejtens mbështeti kategorikisht anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe në rrugë tokësore, njofton BTA. Në takimin në Sofje me ministrin e punëve të brendshme,..

botuar më 24-02-29 10.08.PD

Bullgaria iu bashkua deklaratës nga Tirana për ndihmën ndaj Ukrainës

Në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, u miratua një deklaratë që i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë mbështetjen për Ukrainën. Deklaratës iu bashkuan kryeministri Nikollaj Denkov, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidentja..

botuar më 24-02-29 9.41.PD