Në një ceremoni në Sofje u hap zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Kosovë. Aktiviteti, i cili u mbajt më 27 shtator, u hap nga Tomisllav Collov, kryetar i Bordit të Dhomës Tregtare Bullgaro-Kosovare, në prani të zëvendësministres së punëve të jashtme Elena Shekerletova dhe qytetarëve dhe përfaqësuesve të biznesit nga Republika e Kosovës dhe Republika e Bullgarisë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme. Tomisllav Collov i dorëzoi një certifikatë të veçantë kompanisë së parë që u bë anëtare e dhomës së sapoformuar të tregtisë. Për palën e Kosovës morën pjesë Liza Gashi, zëvendësministre e punëve të jashtme dhe diasporës, Mentor Arifaj, zëvendësministër i industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë dhe Delfin Pllana, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bullgari.
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..
Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..
Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..