Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bellosllava Krësteva preku kurorën botërore të shahut

Bellosllava Krësteva
Foto: BTA

Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, mbeti e treta në renditjen përfundimtare. Krësteva dhe Gekamburu e përfunduan turneun me nga 8.5 pikë, por fitorja në ndeshjen finale i solli medaljen e artë shahistes nga Amerika e Jugut. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikanja Carissa Yip, e cila gjithashtu shënoi 8.5 pikë.

Bellosllava Krësteva tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ se është ambicioze që të luajë sërish në turne në vitin 2024.

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov është në raundin e tretë të Australian Open

Tenisti më i suksesshëm bullgar Grigor Dimitrov për të nëntën herë në karrierën e tij arriti në raundin e tretë të Australian Open. Kjo ndodhi pasi bullgari i renditur i 13 në skemë mundi Thanasi Kokkinakis 6:3, 6:2, 4:6, 6:4 pas 3 orë e gjysmë lojë...

botuar më 24-01-18 5.19.MD

Anton Kirçev me dy tituj botërorë në biatlon në Lojërat Dimërore Masters

Anton Kirçev fitoi dy tituj botërorë në biatlon në Lojërat Dimërore Masters në Vermiglio, Itali, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Bullgari dominoi të dyja disiplinat në grupmoshën 55-59 vjeç, duke luftuar fillimisht për medaljen e artë në distancë të..

botuar më 24-01-17 3.26.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov bëri një rikthim në ndeshjen ndaj Marton Fucsovics në Melburn

Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të tenisit Australian Open. Tenisti më i mirë bullgar mposhti hungarezin Marton Fucsovics me 4:6, 6:3, 7:6(1), 6:2 në një ndeshje që zgjati tre orë e gjysmë. Bullgari, i cili renditet..

botuar më 24-01-16 11.44.PD