Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregullatori i konkurrencës anuloi një iniciativë për uljen e çmimeve

| rinovuar më 23-10-24 5.21.MD
Docenti Ognjan Bojukliev
Foto: Borisllava Borisova

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës pezulloi nismën e Ministrisë së Ekonomisë “E përballueshme për ju”, për uljen e çmimeve të rreth 50 produkteve nga shporta e vogël e konsumatorit në rrjetin tregtar. Ajo duhej të fillonte nga 1 nëntori. Sipas rregullatorit, nisma do të kufizojë konkurrencën e çmimeve mes tregtarëve dhe shkel parimin kushtetues të nismës së lirë ekonomike. Komisioni rekomandon që “të sigurohen pako individuale me ushqime dhe të sigurohen dreka të nxehta” për të përballuar rritjen e çmimeve.

Iniciativa është e mirë, evropiane dhe nuk e deformon konkurrencën në asnjë mënyrë, por është shumë e vonuar - me një vit, komentoi për BNR Docenti Ognjan Bojukliev nga Instituti për Kërkime Ekonomike. Është mirë që nuk do të vendoset asnjë kufi çmimi. Në Hungari ka pasur një tavan dhe tashmë është hequr për shkak se u arrit në deficite, theksoi Bojukliev.

Nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se nuk do të heqin dorë nga iniciativa e tyre për të arritur çmime më të mira për konsumatorët. "Ne kemi krijuar një bazë për konkurrencë midis pjesëmarrësve të ndryshëm në iniciativën për këto 50 produkte thelbësore", tha ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov në një intervistë televizive. Sipas tij, për këtë çështje janë në vijim bisedimet mes ministrisë dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD