Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova, është për një vizitë pune dyditore në Kosovë. Ajo u takua me homologun e saj Bardil Dobra. Mikpritësi u raportoi të ftuarve se ka një shkëmbim informacioni midis policisë së dy vendeve dhe kjo është një bazë e mirë për zhvillimin e kontakteve aktive, për përballimin e sfidave të përbashkëta, si ruajtja e stabilitetit të rajonit, luftimi i propagandës ruse dhe parandalimi i krizave të ardhshme.
Delegacioni bullgar ka takuar edhe kryesinë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë Publike. Të dy palët u bashkuan rreth idesë për të punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përgjithshme bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, si dhe të një marrëveshjeje sektoriale apo të memorandumeve të mirëkuptimit për të rregulluar shkëmbimin në kuadrin e trajnimit policor dhe në Institutin e Psikologjisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sofje, transmetoi BTA.Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..