Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po kërkojmë mënyra për të reduktuar bllokimet e trafikut në kufirin me Greqinë në Kullata-Promahon

Foto: MPB

Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov kanë biseduar me përfaqësues të autoriteteve kufitare për masat për kalim më të shpejtë të automjeteve përmes pikës kufitare-Kullata në kufirin me Greqinë. Kryeministri u shpreh i bindur se masat e përkohshme janë të nevojshme derisa vendi ynë të pranohet me rrugë tokësore në Shengen. Njëra është ndarja e fluksit të automjeteve mes atyre nga shtetet anëtare dhe atyre nga vendet e treta, sepse kontrollet janë të ndryshme. Ideja tjetër është përdorimi i shenjave të përkohshme rrugore për të kufizuar shpejtësinë në fund të autostradës, në mënyrë që makinat të mos grumbullohen.


Ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, deklaroi se autoritetet kufitare greke janë duke punuar mbi të ashtuquajturat “kontrolle të lehtësuara” për të lejuar që makinat të kalojnë më shpejt. Ai vuri në dukje se mesatarisht rreth 5000 automjete kalojnë në ditë nëpër pikëkalimin në fjalë.

Foto: MPB



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD