Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janë miratuar tre projekte strategjike energjetike

Foto: BTA

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi nënshkrimin e tre dokumenteve të rëndësishme strategjike për bashkëpunim në fushën e energjetikës, njoftoi BTA, duke cituar ushtruesin e detyrës së ministrit të energjisë, Vlladimir Malinov. Dokumenti i parë ka të bëjë me bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Republikës së Koresë në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore, burimeve të rinovueshme të energjisë, përfshirë gazin natyror. Dokumenti i dytë është një deklaratë e përbashkët me ministrin e ekonomisë, tregtisë dhe industrisë së Japonisë për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik mes dy vendeve. Theksi kryesor do të jetë në gazin natyror dhe energjinë bërthamore, si dhe në fushën e hidroenergjisë dhe veçanërisht në hidrocentralin me "Çaira". Dokumenti i tretë është një deklaratë e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Gjermanisë në fushën e burimeve të rinovueshme, hidrogjenit, si dhe të krijimit të korridoreve të gjelbra për transferimin e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 gushtin

Ditën e shtunë pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat..

botuar më 24-08-30 7.40.MD

Kabineti zyrtar përcaktoi dy kandidaturat për Komisioner Evropian

Ekaterina Zaharieva dhe Julian Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ekaterina Zaharieva , e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i..

botuar më 24-08-30 3.04.MD

Qeveria e përkohshme do të jetë e distancuar nga të gjitha partitë

Objektivi kryesor i qeverisë së përkohshme është organizimi i zgjedhjeve të drejta, transparente dhe të lira. Në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë së re të përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi se garanton një distancë të..

botuar më 24-08-30 11.54.PD