Zahari Stojanov mori pjesë aktivisht në jetën e shoqërisë bullgare në dy epoka të ndryshme. Nga njëra anë ai u përfshi në etapën e fundit të lëvizjes nacional-çlirimtare nga fundi i viteve 70 të shekullit XIX. Nga ana tjetër mori pjesë në luftërat çlirimtare të bullgarëve në Rumelinë Lindore, siç quhej atëherë Bullgaria e Jugut, në përpjekjet për t’u bashkuar me Bullgarinë e lirë Veriore.
Zahari Stojanov lindi në fshatin Medven që ndodhet afër qytetit Sliven në vitin 1850. Deri në moshën 16 vjeçare ai e ndihmonte të atin në punën fshatare, por pas kësaj dëshira e tij të mësojë e çoi më parë në Varnë, pastaj në Ruse. Në vatrën e kulturës “Zora” (Agimi) të qytetit Ruse ai u afrua me të rinjtë vendës, të cilët merrnin pjesë aktive në përpjekjet për çlirimin e Bullgarisë në vitet 70 të shekullit XIX. Zahari Stojanov mori pjesë në vitin 1875 në kryengritjen e Stara Zagorës, e cila nuk përfundoi me sukses. Por në fund të po këtij viti u përgatit një kryengritje e re, e cila u bë më e suksesshmja në historinë bullgare, sepse u bë shkaku për Luftën ruso-turke dhe çoi në Çlirimin e Bullgarisë. Kryengritja e Prillit shpërtheu në vitin 1876 dhe njëri prej pjesëmarrësve aktivë ishte Zahari Stojanov.
Ai u afrua me udhëheqësin faktik të kryengritjes Georgi Benkovski dhe përherë lëvizej me të. Zahari Stojanov u bë dëshmitar i ditëve të fundit të Benkovskit. Ai u shpëtua për mrekulli nga prita, në të cilën ra Benkovski, u përpoq të gjejë vetë rrugën për në Rumani dhe e arrestuan. E burgosën, por më vonë e liruan, sepse nuk kishte prova për pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në kryengritje. Është internuar në fshatin e tij, ku priti fillimin e Luftës ruso-turke.
Pas shpalljes së luftës, Zahari Stojanov u lidh me njërin prej kryengritësve të mbijetuar, Stefan Stambollov, dhe e ndihmoi në veprimtarinë e tij si një nga pjesëmarrësit më aktivë në Luftën ruso-turke. Pas Çlirimit në vitin 1878, emri i Zahari Stojanovit lidhet me organizimin e Bashkimit të Bullgarisë Veriore dhe Jugore. Për këtë qëllim me iniciativën e tij në qytetin Pllovdiv u themelua Komiteti i fshehtë revolucionar qendror bullgar. Zahari Stojanov përgatiti dokumentet programore dhe ishte njëri prej ideologëve dhe pjesëmarrësve më aktivë në aktin e Bashkimit, i cili përfundoi me sukses më 6 shtator të vitit 1885. Me kaq përfundoi veprimtaria e tij revolucionare.
Pas Bashkimit Zahari Stojanov ishte nëpunës administrativ në qytetet Tërnovo, Ruse dhe Pllovdiv. Në vitin 1886 ai u vendos në Sofje dhe atëherë filloi veprimtaria e tij politike. Ai u zgjodh për deputet në legjislaturën e pestë të Kuvendit Popullor. Mori pjesë dhe në Kuvendin e Madh Popullor, i cili e zgjodhi Ferdinand II për sundues bullgar. Gjatë kësaj periudhe Zahari Stojanov u dallua si një nga figurat kyçe, e cila ka marrë pjesë në të gjitha momentet vendimtare për shoqërinë bullgare. Vdiq gjatë një vizite në Paris më 2 shtator të vitit 1889.
Megjithëse ishte autodidakt, Zahari Stojanov ishte një publicist dhe shkrimtar i talentuar. Ai është gazetar dhe redaktor në shumë gazeta, por vëmendje e posaçme meriton gazeta “Borba” (Lufta), e cila bashkonte të gjithë udhëheqësit e Bashkimit.
Ai shkroi biografitë e shumë revolucionarëve dhe heronjve nga Kryengritja e Prillit, të martirëve të Çlirimit. Në historinë e letërsisë bullgare, emri i Zahari Stojanovit lidhet më tepër me librin “Shkrime për kryengritjet bullgare”, të cilin ai e përgatiti në vitet 80 të shekullit XIX. Me të ai hapi një faqe të re në gjininë e memoareve, sepse përpiqej të gjente të vërtetën për disa ngjarje në lëvizjen nacional-çlirimtare. Ai ruajti të gjallë dhe kujtimin për personalitetet më të shquar të epokës së Rilindjes bullgare. “Shkrimet për kryengritjet bullgare” lexohen nga të gjithë bullgarët. Fatkeqësisht duhet të shënohet dhe një dobësi e këtij libri. Zahari Stojanov si çdo njeri përpiqet të shprehë pozitat e veta subjektive dhe ndonjëherë ato nuk koincidojnë me të vërtetën objektive. Në këtë sens ai prezantohet si një personalitet real dhe të komplikuar, i cili ka anët e veta të mira, por mban dhe pasionet e veta.
\n\n
Autore: Denica Manova
\nPërgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante..