Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

22 shtatori – Dita e pavarësisë së Bullgarisë

Princi Ferndinand mbërrin në Kuvendin Popullor më 22 shtator 1908.Fotografi arkivore
Më 22 shtator të vitit 1908 në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo, princi Ferdinand shpalli publikisht pavarësinë e Bullgarisë. Ky akt hodhi poshtë njërën prej klauzolave kryesore të Traktatit të Berlinit të fuqive të mëdha nga viti 1878 dhe Bullgaria u bë një shtet sovran. Ju ofrojmë kronologjinë e ngjarjeve të lidhura me 22 shtatorin e vitit 2908 – Ditës së pavarësisë bullgare.
Nga fundi i viteve 70 të shekullit të 19 drejtimet kryesore të synimeve kombëtare të shtetit të porsaçliruar bullgar ishin përballimi i kufizimeve të Traktatit të Berlinit të lidhur në korrik të vitit 1878 , hedhja poshtë varësia prej vasali nga Perandoria osmane dhe bashkimi i viseve bullgare. Hapi i parë në këtë drejtim u bë Bashkimi i Bullgarisë veriore me atë jugore më 6 shtator të vitit 1885. Me gjithë se vendimi i Kongresit të Berlinit për varësi të Bullgarisë nga ana e Portës së lartë të ishte krejt formal, kjo e kufizonte vendin në veprimtarinë e tij të jashtme politike.

Për arritjen e pavarësisë bullgare punonin të gjitha forcat politike. Por pa dyshim interesa më të mëdha kishte princi Ferdinand, i cili duke marrë titullin e mbretit bullgar do të konsolidonte pozicionet e tij si sundues bullgar.

Shpalljen e pavarësisë e paraprinin disa sondazhe politike të bëra në kryeqytetet e fuqive të mëdha. Monarku bullgar e përfitoi situatën e komplikuar evropjane në fillim të shekullit të 20 qe ta bëjë hapin vendimtar. Kontributin e vet dha dheqeveria e Partisë demokratike, e cila ndër objektivat e saj prioritare e kishte vënë dhe bashkimin e trojeve bullgarë.

Një gjest i pamenduar mirë i pushtetarëve në Stamboll, i cili prekte dinjitetin e shtetit bullgar në personin e përfaqesuesit të saj diplomatik Ivan Geshov, e vuri në lëvizje skenarin e përgatitur nga princi Ferdinand dhe demokratët. Më 15 shtator të vitit 1908 diplomati bullgar ishte thirrur nga Stambolli. Më 19 shtator shteti bullgar okupoi linjat e hekurudhave lindore në teritorin e Bullgarisë jugore, me të cilën gjë shkeli statusin e Perandoriës osmane mbi to. Më 22 shtator të vitit 1908 në një atmosferë solemne në kryeqytetin e vjetër bullgar VelikoTërnovo u shpall pavarësia e Bullgarisë.

Mbi kodrën historike Carevec para kishës “40 Martirët e shenjt” nëpërmjet Manifestit të tij ndaj popullit bullgar princi Ferdinand u bë mbret. Në këtë Manifest vihet në dukje shumë sakt fuqia e idealit kombëtar bullgar, besnikëria ndaj veprave të veprimtarëve popullorë qe kanë luftuar për lirinë dhe domosdoshmëria qe vendi ynë të bëhet anëtar me të drejta të barabarta i familjes se popujve të qytetruar.

Akti i 22 shtatorit të vitit 1908 u prit në mënyrë të ndryshme si nga diplomacia ndërkombëtare ashtu dhe nga shoqëria bullgare. Disa politikanë dhe publicistë bullgarë shihnin në të kryesishtr forcimin e regjimit monarkist dhe një rrezik potencial për afirmimin e modeleve të demokracisë evropjano-perendimore në vend. Nga pikëpamja e e statukuos evropjane shpallja e pavarësisë është shkelje e një traktati ndërkombëtar. Por përballë raportit të forcave në plan evropian gjatë atyre viteve, ky ishte i vetmi shans i Bullgarisë për të arritur rishikim të një pjese prej Traktatit të Berlinit, që ishte lidhur pa pjesëmarrjen dhe pa respektimin e interesave dhe të vullnetit të palës bullgare.

Momenti i zgjedhur mirë gjatë vjeshtës së vitit 1908 i solli sukses ekipit që drejtonte vendin në atë kohë. Vendi u bë pjesëmarrës i plotfuqishëm në jetën ndërkombëtare. Kjo u shpreh në ndryshimin e rangut të përfaqesive të tij diplomatike, në pjesëmarrjen e tij në forumet ndërkombëtare. U zgjeruan dhe kufijtë e sovranitetit shtetëror dhe Principata u ngrit në rang mbretërie. Njohja e aktit të shpallur në qytetin VelikoTërnovo nga ana e diplomacisë evropjane ishte një njohje e veçant dhe e rolit bullgar në politikën evropjane.

Nga pikëpamja e sotme ngjarjet e vitit 1908 janë një hap i rëndësishëm ndërkombëtar në rrugën bullgare drejt pjesëmarrjes në jetën politike evropiane dhe botërore. Ato tregojnë vullnetin e papërkulur të udheheqesve të atëherëshëm shtetërorë të afirmojnë prestigjin dhe gjendjen e vendit në Evropë. Shpallja e datës 22 shtator festa zyrtare në kalendarin politik bullgar thekson pikërisht zanafillën evropiane të politikës së jashtme bullgare dhe praninë bullgare në bashkësinë evropiane.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD