Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shenja optimizmi për daljen e Bullgarisë nga kriza ekonomike

Pas disa vjetësh të gjatë të rritjes ekonomike, recesioni botëror preku edhe ekonominë e Bullgarisë. Vendi ra në recesionin e tij të parë pas 12 vjetësh. Prognozat për dalje nga kriza janë të ndryshme. Sipas ministrit të financave Simeon Djankov, ky proces do të fillojë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm. Të tjerët prej analizatorëve janë të mendimit se Bullgaria do të shënojë rritje ekonomike pas 2 vjetësh.

Në sfondin e këtij pesimizmi tashmë vihen re shenjat e para të prognozave optimiste. “Me sa duket arritëm të largohemi nga humnera. Është herët që të shpallim fitoren, por të paktën ecim në rrugën e rimëkëmbjes”, tha kryetari i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë takimit vjetor të Fondit dhe Bankës Botërore në Stamboll. Në forumin ishte diskutuar dhe situata e Evropës Qendrore e Lindore. “Rajoni evitoi një krizë financiare, por rreziqet ekzistojnë.” - njoftuan bankat evropiane në raportin e tyre të përbashkët. Tashmë po vihet re fundi i recesionit, shkroi në raportin e tij të fundit Komisioni Evropian. Klima financiare u përmirësua gjatë verës dhe disa prej treguesve aktualisht po ndodhen në nivelet para krizës, konstatojnë ekspertët evropianë.

Të dhënat ekonomike të institucioneve botërore dhe evropiane japin arsye për më shumë optimizëm. Perspektivat për ekonominë e Bullgarisë u përmirësuan ndjeshëm, pas lajmit se partnerët kryesorë tregtar të Bullgarisë - Franca dhe Gjermania kanë dalë nga recesioni.

“Lajmet e mira, se partnerët perëndimorë kryesorë të Bullgarisë në një fare mënyrë kanë dalë nga kriza ose së paku japin sinjale pozitive serioze për këtë, do të thonë, se do të rritet fluksi i investimeve të huaja në Bullgari – saktësoi për Radio Bullgarinë zoti Petër Ganev nga Instituti për ekonominë e tregut. – Nga ana tjetër, kjo do të stimulojë rritjen e shkëmbimit tregtar me këto dy vende. Por këto sinjale nuk mund të interpretohen si kategorike, sepse ende nuk bëhet e ditur sa të sakta janë të dhënat dhe a ka mundësi gjërat të kthehen, por prapë se prapë është diçka pozitive.” Sinjale optimiste ka dhe në planin e brendshëm. Ministri i financave Simeon Djankov nuk do të shkurtojë më shpenzimet administrative, por do të kërkojë rezerva për të arritur në një buxhet të balancuar përmes të ardhurave suplementare. Sepse në rastin tjetër pakësimi i konsumit dhe investimeve do të thellojë krizën. Nga ana tjetër është e qartë se ekonomia informale ka rezerva të madha si burime të të ardhurve në buxhet. Ministri i financave përdori këto fakte dhe rezultati nuk vonoi – u rritën të ardhurat nga TVSH-ja dhe nga akcizat е lëndëve djegëse, si dhe të ardhurat pas aksioneve serioze të organeve tatimore.

“Besimi në ekonominë e Bullgarisë ishte ulur, por qeveria e re në mënyrë drastike shkurtoi deficitin buxhetor dhe pakësoi ndjeshëm shpenzimet – komentoi faktet zoti Petër Ganev. – Kjo u dha një sinjal pozitiv instituteve financiare ndërkombëtare, se në Bullgari situata vazhdon të jetë e sigurt, d.m.th. bordi valutor dhe valuta bullgare janë stabile dhe s’ka asgjë dramatike, që të pengojë balancimin e ekonomisë. Kombinimi i politikës adekuate të brendshme, që është lidhur me shkurtimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e kushteve për biznes, si dhe sinjalet e mira nga jashtë vendi, japin shpresë optimizmi, por prapëseprapë, flasim për optimizëm dhe jo për rezultate reale.”

Brukseli vendosi të debllokojë një pjesë prej mjeteve nga fondet evropiane, që dha një optimizëm të ri në vend. Kështu mjetet e reja do të vijnë në ekonominë e Bullgarisë dhe do të rritet besimi i investitorëve të huaj. Nuk u vonuan dhe të dhënat statistike. Eksporti i Bullgarisë rritet për muaj të tretë të radhës, që flitet për adaptimin e sektorit privat ndaj kushteve të reja ekonomike.

“Rendi i vjetër botëror tashmë nuk ekziston. Sot mund të vendosim bazat e një modeli të ri të rritjes, tha presidenti i Bankës Botërore. Kjo ka të bëjë edhe me Bullgarinë. Sot duhet të mendojmë çfarë të “mbjellim” për të ditur pas daljes nga kriza çfarë do të korrim.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..

botuar më 25-02-03 7.30.PD

Me një shkëmbim prej 12 miliardë eurosh Gjermania është partneri kryesor tregtar i Bullgarisë

Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..

botuar më 25-01-31 9.41.PD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD