Në gjirin e malit Rodope, afër kufirit me Greqinë, fshihet një fshat i vogël. Sikur një magjistare e ka prekur dhe koha është ndalur, kurse shtëpitë e vjetra prej guri kanë rënë në gjumë të thellë. Nëpër rrugicat e Dolno Lukovos rrallë mund të takosh dikë rastësisht. Vendasit janë shumë mikpritës dhe gëzohen sinqerisht për çdo vizitues që ka ardhur në fshatin e tyre. Megjithëse jetojnë në varfëri, ata i presin mysafirët me gjella të shijshme të gatuara me produkte që i rrisin vetë.
Dolno Lukovo ka një histori të pasur. E ruan gjysha Stefana, 70-vjeçare, e cila ia tregon me kënaqësi çdo turisti kureshtar. Rrëfimi i saj fillon nga koha, kur fshati shtrihej në bregun e majtë të lumit Bjala. Në vitin e largët 1693 në fshat ra epidemia e murtajës, e cila erdhi nga Selaniku. Banorët e mbijetuar, për t’u shpëtuar, kaluan në bregun tjetër të lumit dhe atje themeluan një fshat të ri. Nga fshati i vjetër deri më sot është ruajtur vetëm tempulli i manastirit “Shën Gjergji”.
Sot Dolno Lukovo duket si një rezervat arkitekturor. Shtëpitë e tij të vjetra, të mbuluara me pllaka në vend të tjegullave, janë ruajtur me pamjen e tyre autentike. Dikur pothuaj çdo familje në fshat rriste krimba mëndafshi. Sot banorët e fshatit merren me rritjen e duhanit dhe susamit. Një pjesë e mahnitjes së fshatit është dhe pijetorja e vogël, e cila bashkë me dyqanin është vendosur në një shtëpi të bardhë dykatëshe në shesh. Vendasit krenohen më shumë me kishën më të vjetër në rajon – “Shën Konstantin dhe Elena”. Për të rrëfen gjysha Stefana:
“Gjatë vitit 1806 njerëzit vendosën ta ndërtonin këtë tempull. Vendi nuk është zgjedhur rastësisht, sepse këtu kishte një pyll ahu. Dhe pasi gjatë asaj kohe ne ende nuk kishim pavarësi religjioze, njerëzit shfrytëzuan një ligj osman, sipas të cilit një tempull i mbuluar nuk shkatërrohej. Prandaj ata e ndërtuan shpejt, duke punuar vetëm gjatë natës. Autoriteteve u thanë se ndërtonin një stallë. Për këtë shkak kisha nuk ka dritare. Ajo u bë gati për një javë. Për të treguar, se ndërtimi është i krishterë, ata vunë mbi mur një kryq. Kisha tashmë është 203 vjeçare dhe gjithçka në të është autentike. Ajo është interesante me pikturat në mur, të cilat janë vepër e zografëve të panjohur vendës. Kisha është ndarë në dy pjesa – për burra dhe për gra. Në pjesën e grave nuk ka piktura në mur dhe ikona. Sot në të është muzeu i fshatit. Oltari është bërë mbi lajthi, në të është pikturuar gjithçka që lind toka e Dolno Lukovos – rrushi, krimbat e mëndafshit. Kemi ikona që janë mbi 200 vjeçare, kurse ikonat e shenjtorëve Konstantin dhe Elena dhe të Shën Marisë janë mbi 500 vjeçare. Ato të fundit janë sjellë nga kisha e djegur e fshatit të vjetër. “Kisha jonë “Shën Konstantin dhe Elena” dhe kisha e vjetër e Arbanasit janë të vetmet në Bullgari, ku ka piktura mbi deltinë. Kjo është dhe e vetmja kishë që ka një pus në oltar.”
Kisha nuk ka kambanari. Sot ajo nuk funksionon, vetëm në festën e tempullit – 21 maji, bëhet liturgji. Gjatë vitit 1896 banorët e Dolno Lukovos ndërtuan në qendër të fshatit një bazilikë të madhe me kambanari.
Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Foto: Rumjana Cvetkova
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..