Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku natyror “Zlatni pjasëci” fitoi një projekt për afro 900 000 levash

Foto: parkzlatnipiasaci.com
Mbrojtja, mirëmbajtja dhe rivendosja e shumëllojshmërisë biologjike – këto janë qëllimet kryesore, të cilat drejtoria e Parkut natyror “Zlatni pjasëci” i ka shtruar vetes për tri vitet e ardhshme. Gjatë verës parku bregdetar fitoi një projekt, të financuar nga Programi operativ “Mjedis 2007-2013”. Shuma e parashikuar e projektit është afro 900 000 leva (450 000 euro), kurse partnerët e tij janë Drejtoria rajonale e pyjeve dhe Inspektorati rajonal i mjedisit dhe ujërave në qytetin Varna.

Shumica prej njerëzve në Bullgari dhe shumë prej turistëve të huaj e lidhen emrin “Zlatni pjasëci” me vendin luksoz të pushimeve në Detin e Zi. Por pak njerëz e dinë se gjatë vitit 1943, shumë kohë para se hotelet e para të hapnin dyer për miqtë e tyre, me këtë emër të artë ishte quajtur një park, pyjet e të cilit si kurorë e gjelbër e ndjekin vijën bregdetare veriore të Detit të Zi në Bullgari.

Për realizimin e projektit, që do të japë shans për mbrojtjen e mjedisit natyror të parkut “Zlatni pjasëci”, tregon zonja Julia Tumbarkova: “Aktualisht parku ynë është më i vogëli.

Sipërfaqja e tij është 13 kilometra katrorë. Është i gjatë 9 kilometra, ndërsa gjerësia e tij është rreth 1 kilometër e gjysmë. Specifika e parkut është se në sipërfaqen e tij të vogël mund të shihen peizazhe të ndryshme dhe të shumëllojshme që janë të kushtëzuar nga relievi i thyer. Përveç me bimësinë me rrënjë siç janë drurët - lis, shkozë dhe bli me gjethe të argjendta, parku është interesant dhe me bimësinë e tij moçalore. 2 për qind prej territorit të Parkut natyror “Zlatni pjasëci” është zënë nga bimësia tipike për zonat e lagëta. Prandaj nuk është e rastit, saktëson zonja Tumbarkova, se një pjesë prej veprimtarive të projektit janë drejtuar ndaj rivendosjes së kësaj bimësie dhe sidomos ndaj rivendosjes së habitatit të verrit të zi. Deri tani kanë mbetur disa ekzemplare të veçanta prei tij, prandaj dëshira jonë është rivendosja e kësaj bimësie. Gjatë tre vjetëve të ardhshme, që janë parashikuar për realizimin e projektit, vazhdon zonja Tumbarkova, duam të mbrojmë tërësinë e parkut. Qëllimi i dytë është mbrojtja e llojeve të bimësisë, që janë në territorin e parkut, dhe atje, ku ka nevojë të rivendosim dhe të pakësojmë humbjen e shumëllojshmërisë biologjike.”


Theksi tjetër i projektit, që do të përpunohet me mjetet evropiane, është mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike në jetën e zogjve. Për këtë qëllim në kuadrat e parkut parashikohet ndërtimi suplementar i shesheve për vrojtime ornitologjike. Sipas fjalëve të drejtorit të parkut atje ka 120 lloje zogjsh. Prej të cilëve 80 lloje bëjnë fole në mënyrë të përhershme. Të tjerët mund të shihen gjatë fluturimeve në pranverë dhe në vjeshtë, sepse mbi territorin e Parkut natyror “Zlatni pjasëci” kalon rruga e migracionit të zogjve Via Pontika. Në kufijtë e parkut do të ndërtohet gardh me tabela që sinjalizojnë se ky është territor i mbrojtur. Përveç mbrojtjes së parkut, qëllimi tjetër shumë i rëndësishëm për drejtorinë e tij është popullarizimi i këtij vendi të bekuar. Ja se çfarë shton zonja Tumbarkova:

“Është parashikuar ndërtimi i qendre informative pranë Muzeut të objektit të njohur shkëmbor “Allaxha manastir”, sepse një pjesë e madhe prej turistëve, sidomos ata nga jashtë vendi, vijnë për ta parë. Ideja jonë është që vizituesit të mësojnë më shumë për parkun natyror dhe për shumëllojshmërinë e tij biologjike. Ndërtesa e qendrës informative do t’u shërbejë dhe punonjësve shkencorë, që bëjnë vrojtime brenda parkut për studimet e tyre. Ka shumë rëndësi që ky park të popullarizohet. Kemi parashikuar tri programe për të gjithë moshat. Do të bëjmë një videoklip dhe një pllakat, i cili do t’i paraqet zogjtë në territorin e parkut.”

A do të mund njerëzit nga Drejtoria e Parkun natyror “Zlatni pjasëci” të kufizojnë presionin e madh urbanistik ndaj territorit të parkut, këtë do të kuptojmë pas tre vjetësh, kur pritet të përfundojë puna në kuadrin e këtij projekti.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD