Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konkurs i pazakontë për lexuesin më të mirë

Georgi Borisov – kryeredaktor i revistës letrare “Fakel” dhe bashkëorganizator i konkursit
Foto: Veneta Nikollova
Secili bullgar i cili e do letërsinë artistike dhe e kalon kohën e lirë me libër në dorë, mund të marrë pjesë në një garë të pazakontë për vigjilencë, kulturë të përgjithshme dhe aftësi për të gjykuar. Për këtë qëllim duhet të lexojë një libër dhe të zbulojë gabimet e bëra me paramendime në të. Organizatorët e këtij konkursi kombëtar, të parë për nga lloji i vet në vendin tonë, për lexuesin më të mirë presin interes të madh ndër publikun më të arsimuar bullgar.

Ideja e konkursit është jotradicionale – të provokojë vigjilencën e lexuesit bullgar dhe ta shndërrojë nga një konsumator pasiv i romanit të radhës të publikuar në një farë detektiv, i cili duhet të zbulojë kurthet e futura paraprakisht në subjekt dhe në shprehjet artistike. Libri i cili do të lexohet nga pjesëmarrësit në këtë garë nga tërë vendi është përmbledhja e re e tregimeve e beletristit të njohur bullgar Krasimir Damjanov – “Shtëpia e të varurit “. Në mozaikun letrar të ndodhive, emocioneve dhe peripecive janë fshehur tri gabime. Fituesi do të shpallet në bazë të shortit dhe do të bëhet i njohur gjatë muajit maj. Çmimi është ekskursion njëjavor falas në Barcelonë në Asociacionin kulturor “Arthostal” – njeri prej organizatorëve të konkursit. Do të ketë edhe çmime të tjera për pjesëmarrësit që janë paraqitur më mirë. Më shumë për këtë garë intelektuale mësojmë nga Georgi Borisov – kryeredaktor i revistës letrare “Fakel” dhe bashkëorganizator i konkursit.

“Këto tri gabime nuk janë as poligrafike, as të korrektorit, por janë më tepër stilistike apo faktologjike. Do më thënë, lexuesi duhet të ketë dije të caktuara të lidhura me letërsinë, me jetën, të posedojë shijë për letërsinë më të mirë që të mund të përballet me këtë sfidë. Mendoj, se në vendin tonë ka shumë lexues që janë njerëz me inteligjencë të lartë dhe jam i sigurt, se ata do të përfshihen në garë. Në të njëjtën kohë ne dëshirojmë t’i stimulojmë bullgarët të lexojnë më shumë. Prandaj zgjodhëm dhe autor bullgar. E vërteta është, se lexuesi duhet të edukohet, të inkurajohet për të lexuar letërsi cilësore. Ideja jonë është të organizojmë një konkurs të tillë dy herë në vit, por jo me bestselër të huaj, por me letërsi cilësore bullgare, e cila për fat të keq sikur mospërfillet.”

Shpallja e konkursit të parë për lexuesin më të mirë është një apel ndaj bullgarëve të lexojnë më shumë, sepse nuk është sekret së në ditët tona të ngjeshura me shumë angazhime njerëzit rrallë herë mendojnë për librat. Televizioni me programet e tij 24 orëshe, telenovelat e ndryshme dhe programet shou mbushin pjesën më të madhe të kohës sonë të lirë, ndërsa kompjuteri e ka pushtuar ndërgjegjen e një brezi të tërë. Sipas studimeve sociologjike, në vend që të vetmohen me libër në dorë për të zgjeruar horizontet e veta, pjesa më e madhe e bullgarëve preferojnë të kapërcejnë stresin e grumbulluar me shoping, programe televizive, gastronomi dhe frekuentim të lokaleve dhe klubeve. “Shkaku për këtë është, se njerëzit nuk duan të përballen me veten e tyre sepse kanë frikë se do të zbulojnë një boshllëk të madh në vetveten të shkaktuar nga shoqëria jonë e sotme konsumatore” – mendon Georgi Borisov. Ndërsa leximi, sipas tij, do të na ndihmojë të përballojmë materializimin arrogant të kohës së sotme. Organizatorët e konkursit për lexuesin më të mirë u premtojnë pjesëmarrësve në garë një udhëtim të vërtetë shpirtëror në botën e letërsisë bashkëkohore bullgare.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD