Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet e adoleshentëve në Bullgari

Foto: BGNES
Rinia bullgare në shkallë më të madhe ndihet e lumtur, por dhuna, vetmia dhe zakonet e tyre të pashëndetshme shoqërojnë jetën e tyre. Këto janë një pjesë prej përfundimeve të studimit kombëtar që është zhvilluar përmes të rinjve bullgarë në lidhje me sjelljen e tyre ndaj mjedisit shoqëror që i rrethon dhe ndaj problemeve që i shqetësojnë dhe me të cilat përballen në jetën e përditshme. Përgjithësisht 1000 të rinj në moshën midis 13 dhe 18 vjeçare kanë marrë pjesë në këtë studim përmes një ankete në internet . Studimi është pjesë e iniciativave në kuadrin e fushatës “E njih veten” që filloi pranverën e këtij viti dhe në qendrën e të cilës qëndron një faqe e re informative në internet për të rinj. Fushata zhvillohet me ndihmën e Qendrës kombëtare për mbrojtjen e shëndetit shoqëror, të Fondacionit “Dimitër Berbatov”, të Asociacionit “Prindër”, të shkollave në kryeqytet dhe në vend. Sipas Julian Dobrev-it që është drejtor i sektorit “Studime” pranë Agjencisë për studimet sociologjike “Pragmatika”, fjalët e sinqerta të të rinjve mund të përgjithësohen në këto rezultate: miqësia është në vendin e parë në sistemin e vlerave të të rinjve, e ndjekin familja dhe dashuria.

Mbi 80 për qind prej të rinjve bullgarë që janë anketuar ndihen tërësisht ose në shkallë më të madhe të lumtur. Por kjo ndjenjë shoqërohet dhe me ndjenjën e vetmisë që ndeshet tek afro 25 për qind të pjesëmarrësve në këtë studim. Ndjenjën e pakuptimit nga ana e të tjerëve e kanë treguar afro 22 për qind të të rinjve që janë anketuar. Mbi 78 për qind prej tyre pohojnë se u besojnë prindërve e tyre plotësisht, ndërsa 25 për qind thonë se kanë probleme në shtëpi. Ndër problemet, me të cilat më shpesh përballen të rinjtë në Bullgari, janë format e ndryshme të dhunës në shkollë dhe ngandonjëherë në shtëpi, si dhe mënyra e pashëndetshme e jetesës dhe e ushqimit. Çelësi ndaj zgjidhjes së problemeve është në shkallë më të madhe në familje. Afro 80 për qind të adoleshentëve kanë thënë se u besojnë prindërve të tyre dhe ata mund t’i ndihmojnë. Mendimi tjetër i përhapur është se fëmijët duhet të bëjnë vetë diçka për të zgjidhur problemet e tyre:

“U bë e qartë se fjala “lumturi” lidhet nga shumica e fëmijëve me “dashuri” dhe “diçka të mirë” – thotë Julian Dobrev nga agjencia sociologjike “Pragmatika”. – Njëkohësisht gjërat që i bëjnë të lumtur më shumë janë miqtë – për 45% të të anketuarve, dhe familja – për 31%. Një fakt interesant është se nëse 13% të të anketuarve i bën të lumtur dashuria, e afërt është përqindja e atyre që ndiejnë lumturi në sajë të kompjuterit dhe komunikimit në internet. Shumë prapa mbeten vlerësimet e mira në shkollë – 4%, dhe mësimi – 2%. Por shkolla dhe vlerësimet e ulëta janë në krye të klasifikimit të gjërave që i bëjnë të ndihen të palumtur. Pas tyre renditen vdekja, gënjeshtra dhe hipokrizia.”

Një temë tjetër që i intereson adoleshentët bullgarë është koha e lirë. Gjysma e të anketuarve thonë se kanë mjaft kohë të lirë, por megjithatë nuk arrijnë të bëjnë gjithçka që dëshirojnë. Njëkohësisht këtë që bëjnë më shpesh është të dëgjojnë muzikë, të dalin me shokë dhe të surfojnë në internet. Mezi 15% lexojnë libra rregullisht, kurse një e katërta e të anketuarve thonë se nuk lexojnë fare. Për sa i përket sportit, ka dallime të dukshme midis më të vegjlit – 13-15 vjeçarë, dhe më të mëdhenjtë – në moshë 16-18 vjeç. Deri sa 47% prej më të vegjëlve merren me sport pothuaj çdo ditë, te më të mëdhenjtë mezi 28 merren me sport. Sipas autorëve kjo është një provë se kopjojnë mënyrën e dëmshme të jetesës së të moshuarve.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD