Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Observatori ekologjik “Musala” mbushi 10 vjet

Foto: bas.bg
Në lartësi 2 925 metra mbi nivelin e detit, në majën më të lartë të malit Rila dhe të Gadishullit të Ballkanit - Musala është ndërtuar Observatori më modern ekologjik në Evropën Lindore. I pajisur me teknikë bashkëkohore matëse Observatori është ndërtuar në vendin e Stacionit kozmik të Institutit të studimeve dhe të teknikës bërthamore të Akademisë Bullgare të Shkencave që u dogj në vitin 1984. Pas disa provash për restaurimin e stacionit të vjetër shkencëtarët nga instituti me në krye profesor Jordan Stamenov arritën te konkluzioni, se një qendër e fizikës bërthamore mund të zgjerojë sferën e studimeve të saj dhe i propozuan Ministrisë së mjedisit rrethues dhe ujërave një projekt për ndërtimin në këtë vend të një observatori ekologjik.

Ja se çfarë tregon për këtë shefi i Observatorit profesor Jordan Stamenov: “Projekti u miratua në vitin 1997 dhe na ishte livruar një shumë modeste për rehabilitimin e stacionit. Kështu më 29 shtator të vitit 1999 stacioni përsëri i hapi dyert e tij për shkencëtarët. Një prej qëllimeve të projektit ishte informacioni nga stacioni të merret direkt në kohë reale në Qendrën e telekomunikacionit të Institutit të studimeve bërthamore dhe prej këtej të përhapet në Internet.” – tregon profesor Stamenov.

Me instalimin e pajisjeve të para në Observatorin, sipas projektit të përbashkët bullgaro-francez të monitorimit dhe menaxhimit të mjedisit rrethues, në malin Rila fillojnë dhe matjet e para të ndotjes së ajrit. Pastaj realizohen dhe tre projekte të tjera në bazën e Programit të pestë dhe të atij të gjashtë kornizë të Komisionit Evropian, të cilat sigurojnë mjete suplementare për blerjen e aparaturës së posaçme të Observatorit. “Falë kësaj ai nisi të punojë si një kompleks bashkëkohor kërkimor-shkencor” - thotë profesor Stamenov. “Paralelisht me këtë ishin zhvilluar disa drejtime për studimin e përbërjes fiziko-kimike të atmosferës, të rrezatimit kozmik dhe të radioekologjisë. E gjithë kjo ishte kryer për tre vjet. Aktualisht në sitin e Observatorit ekologjik mund të shihen në kohë reale 39 parametra të atmosferës. Ky informacion hyn në Rrjetin evropian për mbikëqyrje të sfondit radioaktiv të rrezeve gama.”

Sipas fjalëve të profesor Stamenovit Observatori gjendet në një vend, ku shtresa atmosferike është më e përshtatshme për vrojtimin e transferimit ndërkufitar të ndotësve të mjedisit rrethues:

“Aparaturat e matjes së sfondit kozmik janë punuar në Institutin e studimeve bërthamore të Akademisë Bullgare dhe Shkencave – shton prof. Stamenov. – Synimi ynë është shkalla maksimale e sigurisë së sistemit, pavarësisht nga kushtet e jashtme – shtrëngata me bubullima ose ndërprerja e energjisë elektrike. Qëllimi është të mos ndërpritet informacioni. Në këtë mënyrë u jepen përgjigje një varg pyetjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet globale klimatike.”

Observatori disponon tre laboratorë dhe anekse banimi për ekipin prej tre anëtarësh që punon këtu. Ka edhe mundësi për akomodimin e akoma 15 anëtarëve të ekspeditave shkencore si dhe një qendër për frekuentues. Në studimet shkencore të Observatorit ekologjik “Musala” marrin pjesë aktive si shkencëtarë bullgarë nga Akademia e shkencave, ashtu dhe institute dhe universitete të huaja nga Franca, Danimarka, Gjermania, Rusia dhe Luksemburgu.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD