Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2009 – i vështirë për biznesin e vogël dhe të mesëm

Kriza në Bullgari ndikoi shumë keq mbi sektorin e rrobaqepësisë, i cili shpresonte tek firmat evropiane.
Foto: BGNES
Gjatë vitit 2009, që po shkon, biznesi në përgjithësi përjetoi efektet negative të krizës. Situata e re ekonomike i bëri shumë prej firmave të rimendojnë mundësitë e tyre – nëse të mbeten në treg dhe të zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike, ose të kërkojnë zgjidhje të tjera. Petër Ganevi nga Instituti për ekonomi të tregut thotë se për shkak të recesionit global mundësitë për fitime financiare, sidomos të firmave të vogla dhe të mesme, u zvogëluan në mënyrë të konsiderueshme.

“Livrimi i kredive u vështirësua maksimalisht. Madje kishte momente, kur marrja e kredive ishte pothuaj e pamundshme – thotë ai. – Përkatësisht kërkimi gjithashtu u ul dhe firmat filluan të ndiejnë probleme, të cilat çuan deri në mbyllje të disa firmave, ose deri në kufizim të disa shpenzimeve të tjera. Ishte një periudhë e vështirë, por nga ana tjetër ndoshta e gjithë kjo do të ketë dhe efekte pozitive, të paktën do të nxirren disa mësime. Është mirë që biznesi bullgar, pavarësisht nëse është i vogël ose i mesëm, të mund t’i përballojë këto probleme dhe ndoshta pikërisht kriza të tilla do të ndikojnë pozitivisht mbi një pjesë të biznesit. Mirëpo për një pjesë tjetër të biznesit, kuptohet, situata është më e rëndë. Për shembull për ata, të cilët i kanë ndërprerë veprimtarinë e firmës së tyre.”

Kriza në Bullgari ndikoi shumë keq mbi sektorin e rrobaqepësisë, i cili shpresonte tek firmat evropiane. Shumë të prekura janë edhe një sërë prodhimesh, për shkak të tronditjeve te kontragjentët e tyre të huaj dhe të mbylljes së disa tregjeve. Probleme serioze përjetojnë edhe firmat speditore për shkak të mungesës së ngarkesave. Jashtëzakonisht i prekur ishte sektori ndërtimor. Mirëpo për idetë interesante dhe perspektive gjithmonë ka kredi, ose mundësi të tjera për zhvillim, është i bindur Petër Ganevi.

“Madje në këtë situatë, thotë ai – ka firma të vogla dhe të mesme, të cilat vazhdojnë të punojnë. Po krijohen dhe firma të reja. Domethënë, kur ka ide të mira, ka dhe resurs financiar. Madje edhe në këto kohëra ka ide të suksesshme, ka njerëz, të cilët gjejnë punë të re, madje më të mirë nga ajo e deritanishme, por janë më të paktë nga të tjerët, të cilët i ndiejnë problemet e vërteta.”

Për përkrahjen e iniciativës private për shembull Agjencia Amerikane për investime gjatë rreth 18 vjetëve të fundit ka investuar 600 mln. dollarë në projekte të firmave të vogla dhe të mesme në Bullgari dhe për zhvillimin e potencialit të nëpunësve të tyre. Prapë së prapi nuk duhet të harrojmë se investimi në një biznes të ri konsiderohet si nismë risku, prandaj fondet për investime risku preferojnë firmat e mëdha dhe të qëndrueshme. Mjaftë banka në Bullgari kanë programe për kreditimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, madje në kohë krize. Për shembull Banka Bullgaro Amerikane e kreditimit u livron kredi investimi afatmesme dhe afatgjata firmave të vogla dhe të mesme nga industri të ndryshme me periudhë të pagimit të kredisë nga 6 deri më 15 vjet. Kredi me afat të gjatë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme livrojnë dhe një sërë bankash, si banka DSK, UniCredit Bulbank, si dhe Raiffeisenbank, ProCredit Bank. Firma speciale – këshilltare mund të përcaktojnë kredinë më të përshtatshme për një firmë. Për firmat e vogla mundësi jep dhe Programi Operativ i BE-së “Aftësi për konkurrencë” Bullgaria ka aplikuar legjislacionin evropian, i cili u përket firmave të vogla dhe të mesme. Kemi ligj për firmat e vogla dhe të mesme, si dhe një strategji kombëtare për inkurajim të zhvillimit të tyre. Megjithë barrierat gjithnjë e më të pakta para biznesit, të tilla ende ekzistojnë.

Petër Ganevi shënoi gjithashtu: “Kam parasysh për shembull nivelin e bashkëpunimit me administratën. Biznesi i vogël vazhdimisht duhet të bashkëpunojë me të, gjë që çon deri në vonim, afate, të cilat nuk respektohen, taksa të panevojshme, të cilat paguhen, dhe korrupsion. Gjersa e gjithë kjo nuk ndryshohet, është vështirë të presim një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit të vogël dhe të mesëm.”

Petër Ganevi shton këtu dhe sistemin joefektiv, i cili duhet t’i japë biznesit siguri, se ai është i mbrojtur. Sistemi funksionues gjyqësor është ai faktor, i cili do të tërheqë investime nga jashtë. Ja parashikimi i tij për vitin 2010: “Sipas meje do të shohim dritë në tunel. Kjo do t’i përkasë kryesisht dhënies së kredive. Ajo do të bëhet një procedurë më e lehtë. Investimet pak nga pak do të fillojnë të rikthehen, tregtia do të fillojë të gjallërohet. Disa prej proceseve, që vëzhgonim më parë, do të fillojnë të realizohen, por nuk do të kthehen automatikisht në nivelin e mëparshëm. Interesat do të ulen, por deri në nivelet e mëparshme. Do të ketë zhvillim, por edhe vështirësi, të cilat do ta shoqërojnë këtë zhvillim.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD