Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fushatë dhurimi për Kishën e Bojanës

Foto: Архив
 

Muzeu Kombëtar Historik shpalli një fushatë dhurimi për Kishën e Bojanës që është filial i tij. Kisha ndodhet në lagjen Bojana të kryeqytetit, në rrëzat e malit Vitosha. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të X dhe në fillimin e shekullit të XI, ndërsa në mesin e shekullit të XIII është zgjeruar dhe pikturuar. Vizatimet mbi mur nga viti 1259 në të cilat dallohen 240 figura, me bukurinë dhe realizmin e tyre konsiderohen paraardhës të Renesansit. Për shkak të afreskeve të mrekullueshme kisha është përfshirë në Listën e UNESKO-së të trashëgimisë kulturore botërore.

Për Radio Bullgarinë drejtorja e Muzeut kombëtar historik dr. Cvetana Kjoseva tregoi:“Vetëm përpara dy vjetëve në periudhën 2006-2008 mbaroi restaurimi i afreskeve në Kishën e Bojanës. Edhe ai u ndihmua nga dhurues. Gjatë këtij restaurimi u zbulua dhe një mbishkrim me emrin e zografit Vasilij që ka pikturuar këto afreske unikale. Por pas restaurimit si vizituesit e kishës, ashtu edhe ne u bindëm se edhe mjedisi rreth kishës ka nevojë për rehabilitim. Prandaj me rastin e 750 vjetorit të pikturimit të kishës startuam një fushatë të re dhurimi. Çfarë do të bëjmë në parkun që e rrethon kishën? Në të ka pemë dhe shkurre të llojeve të rralla që do të ruhen. Po planifikojmë të mbjellim akoma shumë lule dhe gjelbërim, të rehabilitohen shëtitoret. Kemi probleme me çatinë që duhet të rinovohet dhe prandaj shpresojmë të na ndihmojnë firma që merren me veprimtari ndërtimore dhe gjelbërim të mjedisit.”


Aksenti i dytë në fushatën e dhurimit ka të bëjë me popullarizimin e kishës. Bashkë me një firmë që punon në fushën e softuerit dhe me Shoqatën “Rrjeti arsimor dhe studimor bullgar” është krijuar një CD me 20 filma të shkurtër për Kishën e Bojanës në 6 gjuhë (bullgarisht, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe japonisht). Disqet do të shiten dhe 40% prej mjeteve të grumbulluara do të shkojnë në dobi të kishës. Nga Aeroporti i Sofjes kanë bërë propozim të vihen kuti për dhurime në terminalet 1 dhe 2. Atje do të shfaqen dhe filmat për Kishën e Bojanës.

“Gjatë pranverës së vitit të ardhshëm kemi në plan të organizojmë një konferencë shkencore, e cila t’i përgjithësojë rezultatet e restaurimit të fundit - thotë zonja Cvetana Kjoseva. – Shkencëtarë të njohur nga Rusia, Norvegjia, Greqia dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në të. Do të vijë dhe historiani dhe arkeologu në zë Oleg Grabar, i biri i shkencëtarit të njohur francez Andre Grabar, i cili dikur i pari nisi të popullarizojë kishën dhe zbuloi rëndësinë e saj të madhe për Evropë. Do të marrin pjesë dhe specialistët tanë prof. Elka Bakalova dhe prof. Grigori Grigorov nga Akademia kombëtare e arteve, i cili bëri restaurimin e fundit. Përveç kësaj kemi në plan të krijojmë një film 15 minutash dokumentar, i cili do të shfaqet përpara frekuentuesve në një sallë tjetër të kishës që është ndërtuar në shekullin e XIX. Filmi që do ta bëjmë me mjetet nga fushata e dhurimit do të jetë në dobi të vizituesve dhe do të ndihmojë për popullarizimin e Kishës së Bojanës.”

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
Fotografi: Muzeu Kombëtar Historik dhe Veneta Pavlova

По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodora Dimova

Biseda për të kaluarën komuniste po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme për të mbrojtur fëmijët tanë

Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..

botuar më 24-07-17 7.30.PD
Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD