Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Herman Van Rompoj “Bullgaria është përsëri në rrugën e drejtë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur imazhin pozitiv të vendit”

Herman Van Rompoj (majtas) u takua me kryeministrin Bojko Borisov
Foto: BTA
Bullgaria është një ndër vendet e para në BE, i cili u vizitua nga kryetari i porsazgjedhur i Këshillit Evropian Herman Van Rompoj. Vizita ishte planifikuar që në kohën, kur ai qe kryeministër i Belgjikës. Gjatë vizitës së tij të shkurtër Herman Van Rompoj u takua me kryeministrin Bojko Borisov dhe me presidentin Georgi Përvanov, që të shkëmbejë mendime për problemet e vendeve anëtare të BE-së. Tema kryesore të bisedimeve ishin konferenca në Kopenhagë për ndryshimet klimatike, pavarësia energjetike e BE-së dhe kriza ekonomike. Pas takimit me të kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi:

“Gëzohem shumë, jam i lumtur dhe krenar se kryetari i Këshillit Evropian zoti Rompoj e realizoi këtë vizitë në Bullgari, pasi e kishte ndërmarrë këtë angazhim ndaj meje, dhe e përshëndes me mirë se erdhët në emër të të gjithë bullgarëve, të cilët gëzohemi se jemi në Evropë.”

“Për mua është kënaqësi të jem këtu në Bullgari për herë të parë në jetën time dhe të bisedoj me kolegët e mi mbi problemet e vendeve anëtare të BE-së si kryetar i institucionit Këshill Evropian” – deklaroi para mediave në Sofje presidenti i BE-së Herman Van Rompoj:

“Dialogu është me rëndësi të madhe, që të arrihet konsensus në Evropë dhe në BE – shënoi ai – Nuk ka unitet pa dialog. Për mua, si një njeri, i cili vjen këtu nga Belgjika – një anëtar më i vjetër i BE-së, është shumë e rëndësishme për të kuptuar sfidat para Bullgarisë si anëtar i ri i Bashkimit, trashëgimin e saj kulturor dhe traditat, përfshi këtu edhe çështjet, që shtrihen para vendit si kufi i jashtëm i BE-së. Unë jam i qartë për vështirësitë dhe përpjekjet e qeverisë së re në përballimin e krizës dhe në rimëkëmbjen e imazhit pozitiv të Bullgarisë para botës, si dhe në gjetjen e perspektivave për hyrjen e vendit në eurozonë. Jam në dijeni edhe për dëshirën tuaj për t’u aderuar me eurozonën dhe mendoj se Bullgaria po ecën në rrugën e drejt. Shpresoj gjithashtu se rimëkëmbja e shteteve të tjera në Evropë gjithashtu do ta ndihmojë Bullgarinë për të dalë nga kriza sa më shpejt. Strategjia afatgjatë ekonomike do të jetë çështja kryesore, e cila do të shtrihet në tryezën e BE-së gjatë shkurtit të vitit 2010 – shënoi gjithashtu Van Rompoj. – Sipas parashikimeve afatgjata Produkti i Brendshëm Bruto i BE-së do të rritet me më pak se 1 për qind. Kjo nuk mjafton për krijimin e vendeve të reja të punës dhe të një modeli të ri financiar për përballimin e papunësisë. Prandaj ekonomia është prioritet absolut për BE-në dhe sfidë e madhe për Bullgarinë. Në rendin e ditës së BE-së ka dhe çështje të tjera të rëndësishme, ta cilat duhet të zgjidhen së shpejti. Ndër to janë ndryshimet klimatike dhe përballimi i krizës, si dhe tema për sigurimin energjetik, mbi të cilin biseduam me kryeministrin Bojko Borisov. Luftimi i ndryshimeve klimatike është një qëllim jashtëzakonisht i rëndësishëm për BE-në dhe Bashkimi do që të luajë një rol kryesor dhe konstruktiv gjatë bisedimeve mbi këtë çështje në Kopenhagë, që të mund të kontribuojë në marrjen e një vendimi global. Unë u bëj thirrje të gjithë partnerëve të BE-së për të dhënë kontributin e tyre, që të arrijmë sukses. Po pres se do të vazhdojmë bisedimet me anëtarët e qeverisë së vendit, me kryeministrin dhe presidentin dhe se pas dy javësh do të shënoj pozitën time zyrtare si lider i Këshillit Evropian. Shpresoj se do nisem nga Bullgaria si mik i mirë i vendit.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD