Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Puna e Kuvendit Popullor në vështrimin e analizatorëve

Foto: www.parliament.bg
Insituti për politikë moderne përgatiti raportin e parë të këtij lloji për veprimtarinë e Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor, e cila u zgjodh gjatë korrikut të këtij viti. Me të vihet fillimi i një monitorimi sistematik të punës ligjdhënëse të deputetëve. Qëllimi është që të informohen qytetarët aktivë, biznesi dhe organizatat joqeveritare dhe të forcohet kontrolli shoqëror. Në se detyra e legjislaturave të mëparshme të parlamentit ishte të harmonizojnë legjislacionin bullgar me kërkesat evropiane me qëllim anëtarësimin e vendit tonë në BE, tani është e nevojshme të forcohet funksioni i kontrollit i Kuvendit Popullor mbi pushtetin ekzekutiv, janë kategorikë analizatorët. Si tendenca pozitive në muajt e parë të punës së Legjislaturës së 41 të Kuvendit Popullor, ata konstatuan këtë:

“Ekziston një transparencë në punën e komisioneve të përhershme – shpjegoi politologu Dimitër Avramov nga Instituti për politikë moderne. – Në faqen internet të Kuvendit Popullor rregullisht publikohen stenogramet e seancave të tyre, të cilat mund të lexohen nga të gjithë. Është rritur dhe transparenca e shpenzimeve të parlamentit. Ato gjithashtu publikohen në sajtin e organit ligjdhënës. Është arritur dhe një përparim në kapërcimin e problemit të votimit me karta të huaja.”

Nuk mungojnë dhe mangësi në punën e deputetëve. Juristi Borislav Cekov nga Instituti për politikë moderne shënoi disa prej tyre: “Në raport theksohet se ka një deficit të kompetencës në përbërjen e tanishme të Kuvendit Popullor – tha ai. – Kjo shihet si në mungesën e politikës së qartë ligjdhënëse, si edhe në cilësinë e ulët të debateve parlamentare. Në vend të dytë vërehet një restaurim i konfrontimit politik agresiv që ishte karakteristik për vitet më të hershme të tranzicionit. Përdoret vija e mazhorancës mekanike, e imponimit të opinionit, nuk kërkohet përputhje mbi temat e mëdha të kombit. Një dobësi e rëndësishme në punën e Legjislaturës së 41 të KP deri tani është mungesa e diskutimit të gjerë të projektligjeve, të cilat prekin shtresa të gjera të shoqërisë, biznesit, punëdhënësve. Rriten tatime, akciza, pa konsultime aktive me organizatat e punëdhënësve, me degat e veçanta të biznesit, të cilat janë të prekura nga rritja e një tatimi. Një tendencë tjetër negative është se parlamenti tani është një regjistrator i thjeshtë i vullnetit të qeverisë, pa e kritikuar. Dhe derisa tri parlamentet e mëparshme luajtën rolin e reformës radikale ligjdhënëse, e cila shkëmbeu ligjet e tranzicionit me normat evropiane, tani pasi Bullgaria është anëtare e BE-së, aktiviteti ligjdhënës do të pakësohet konsiderueshëm dhe nuk do të miratohen këta grumbuj ligjesh dhe të respektohet grafiku. Tani kjo nuk është në rendin e ditës. Parlamenti duhet të forcojë funksionin e tij të kontrollit, sepse problemi i vërtetë në Bullgari është aplikimi i ligjeve.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë në vitin 2024: Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut

Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..

botuar më 24-12-30 7.15.PD

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD