Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vit i Ri - kësmet i ri

Foto: arkiv

Gjatë të gjithë kësaj periudhe festive nga dita e Krishtlindjes deri në ditën e Shën Jordanit (më 7 janar) rritet janë të lidhura me shumë urime, urata dhe parashikime për fat dhe mirëqenie gjatë Vitit të Ri.

“Surva” është fjala bazë magjike në rritet e lidhura me Vitin e Ri. Në këtë mënyrë e quajnë në disa rajone dhe vet natën e Vitit të Ri. Përmes saj tingëllon urimi “Surva, surva o vit, vit i gëzuar”! Grupet e ritit prej burra ose fëmijë të cilët i thonë janë survakarë. Kurse thupra e thanës në duart e tyre është “survaçka”. Çfarë do të thotë “Surva”? Në gjuhën moderne bullgare tingëllon “e gjallë”, por kuptimi tradicional është më i ndryshëm nga ai i sotëm. “I gjallë” është një degë prej thane e këputur aty për aty, në të cilën akoma ndihet jeta. Thana është kaq vitale saqë zë kokrra akoma gjatë dimrit dhe bile edhe një degë e këputur mund të çel. Forca gjallëruese e thanës tu transmetohet dhe njerëzve - ky është kuptimi i fjalës magjike “Surva”. Prandaj ajo ka dhënë emërtimin dhe e traditës së njohur dhe sot e kësaj dite bullgare “survakane”.

Tani e interpretojnë fëmijët e vegjël, por dikur survakarë kanë qenë burrat ose të rinjtë. Ata kanë shkuar nëpër shtëpi me “survaçka” prej thane në duar. Janë nisur në grupe nëpër fshat menjëherë pasi kanë filluar të këndojnë gjelat. Survakarët e kanë goditur shpinën e banuesve të shtëpisë dhe kanë thënë uratën e vet: “Surva o vit, vit i gëzuar dhe mot me më shumë shëndet!”

Në variantet më të përhapura survakarët përshkruajnë dhe të gjithë mirësitë që presin: kallinj të mëdha në fushë, një mollë të kuqe në kopsht, një shtëpi plot me fëmijë, oborre të mbushura me mall, një qese plot me para e të tjera. Kurse në disa rajone urimet e survakarëve është një nanuritje para së gjithësh për shëndet dhe jetë të gjatë. Si shpërblim ekonomiqarët e shtëpisë i kanë dhuruar survakarët me bukëra rriti dhe me monedha të vogla-simbole të mirëqenies dhe të pasurisë. U kanë dhuruar akoma sallo ose sallam të thatë (suxhuk) dhe në mënyrë të detyrueshme një bucelë me verë ose me raki-për tu ngrohur gjatë shëtitjes së mesnatës nëpër fshat. Të gjitha këto dhurata i ka mbledhur në torbë “gomari” - një pjesëmarrës i maskuar në mënyrë komike në grupin e survakarëve. Ai ka pasur dhe detyrën e ritit ti gëzoi të gjithë me shaka të ndryshme. Në fakt shakatë dhe gjendja e mirë shpirtërore e shoqërojnë gjatë gjithë kohës misionin përgjegjës të survakarëve. Në të kaluarën asnjë nuk është shtrirë, derisa të mos ti presë në shtëpi dhe të mos marrë uratën e tyre për gëzim, kësmet dhe mirëqenie. Kjo është pika kulmore e natës tradicionale bullgare lidhur me Vitin e Ri.

Ritet festive për mirëqenie dhe kësmet gjatë Vitit të Ri fillojnë shume përpara se të vijë ora për vizitën e survakarëve. Akoma duke u gatuar buka e ritit për tryezën festive, amvisja e shtëpisë fsheh në brumë kësmetin më të vlefshëm - paranë e argjendtë, shenjë për pasuri. Kur familja mblidhet rreth tryezës, burri ose gruaja më i moshuar e kanë kaluar me temjanicë me thimjam të ndezur. Darka festive fillon me ndarjen e pites në kaq copë saç janë dhe anëtarët e familjes plus copërat të cilat janë të caktuara për shtëpinë, për kafshën e shtëpisë për fushat. Në atë copë që bie paraja, tek ai do të jetë kësmeti më i madh gjatë Vitit të Ri. Por në disa fshatra ka pasur traditë që kreu i familjes “të blejë” paranë, që të mund ta ruaj për kësmet për të gjithë shtëpinë. Mund ta lidh dhe me pe të kuq mbi qesen e vet për para ose tek poçja nga e cila pinë verë, “në mënyrë që viti të jetë i shëndetshëm dhe i bereqetshëm”.

Një variant i traditës është që në bukën ose në byrek të vihen degë të vogla thane me gonxhe për të gjithë në familje. Çdo një degë emërohet për kësmete të ndryshme - për shëndet, për Zotin, për martesë, për kafshën e parë të lindur të shtëpisë për vreshtin, për fushën dhe për çdo gjë që sjell mirësi. Kështu secili mëson kësmetin e vet për Vitin e Ri. Kur tryeza festive përfundon, thërrimet hidhen në zjarr me urimin”Të lindin më shumë grurë, verë mëndafsh...” Dhe gonxhet e thanës me kësmete hidhen në vatër. Ajo thupër e thanës e cila plasarit dhe ngrihet përpjetë, ai do të jetë i shëndetshëm dhe vital gjatë vitit.

Ka akoma shumë tradita dhe rite në mbrëmjen e Vitit të Ri. Të rinjtë e ruajnë kafshatën e parë nga buka me kësmete, që ta vendosin poshtë jastëkut dhe të shikojnë ëndërr se me kë do të martohen. Po kështu duhet të realizohet dhe riti i quajtur “këndimi i unazave” në mëngjesin e parë të janarit. Derisa i nxjerrin unazat, e mbledhura akoma gjatë mbrëmjes në një katruve me ujë, vajzat këndojnë këngë paragjykuese.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD