Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e Kirill Hristovit - “Nga të dyja anët e oqeanit”

Foto: Veneta Pavllova

Vepra të krijuara në vazhdim të disa dhjetëvjeçarëve - që nga vitet 70 e këtej mund të shihen që nga data 5 shkurt në ekspozitën e Kirill Hristovit. Ajo është e hapur në Galerinë Kombëtare të artit të huaj në Sofje. Në të takohen 2 periudha në krijimtarinë e piktorit-ajo bullgare dhe ajo amerikane. Hristovi ka përfunduar studimet në Akademinë artistike në Sofje gjatë vitit 1978. 4 vjet më vonë fillon të japë mësim në akademi - deri në vitin 1991, kur është i ftuar të bëjë ekspozita në Shtetet e Bashkuara. Aty i propozojnë kontratë për punë dhe ai vendoset përtej oqeanit. Sa është e madhe konkurrenca në rrethet artistike aty - ja se çfarë tha Kirill Hristovi për Radio Bullgarinë:

“Ajo është e madhe, ka piktorë nga e gjithë bota. Dhe kjo mbase është ana më e mirë e gjërave. Mund të shikosh artistë nga kontinentet e ndryshme, me temperament të ndryshëm. Unë mendoj se kjo është një gjë shumë e këndshme dhe frymëzuese. Vetëm me shumë punë mund të afirmohet njeriu në jetën artistike aty. Dhe përtej oqeanit vazhdova të bëj atë që mendoj dhe që ndiej. Në të njëjtën kohë nuk kam pushuar së kërkuari ndryshimin. Sa u përket gjinive dhe tani pikturoj kryesisht peizazhe, portrete, natyra të qetë - asgjë e ndërlikuar dhe që bie në sy. I përmbahem mendimit tradicional dhe qëndrimit, nuk bëj asgjë ekstreme. Kam kaluar përmes periudhave të ndryshme, kam qenë nën ndikimin e stileve të ndryshme. Por në një moment harron për ta dhe pikturon atë që mban në vetvete, atë që ndien. Dhe me çdo një pikturë fillon nga e para. Harron punimet e vjetra dhe nisesh drejt një gjëje të re.”

Në ekspozitën e tanishme mund të shihen kërkimet e Kirill Hristovit gjatë viteve: nga portretet dhe kompozicionet figurave me një ndikim nga kubizmi deri tek natyra të qeta ekspresive dhe peizazhe të bukura me akuarele. Shumë interesant është cikli i cili i kushtohet muzikës dhe interpretuesve të saj, marramendëse janë dhe tablotë heronjtë e të cilëve janë akrobatë. Një pjesë nga krijimet janë punuar në Amerikë, kurse të tjerë janë zgjedhur nga atelieja e tij e Sofjes dhe një sërë galerish bullgare.

Gjatë viteve Kirill Hristovi ka realizuar ekspozita vetjake në Sofje dhe në qytete të tjera të mëdha bullgare, në galeritë amerikane, në Vjenë, Athinë, Algjeri dhe në vende të tjera. Të shumta janë pjesëmarrjet e tij në ekspozita në grup si në Evropë, ashtu dhe përtej oqeanit. Është i dalluar me disa dekorata kombëtare dhe me dekoratën ndërkombëtare për pikturë nga Polonia. Krijime të tij janë pronë e Galerisë së qytetit të Sofjes, të Galerisë Kombëtare të Arteve, të galerive të ndryshme në vend, të muzeve dhe koleksioneve të ndryshme. 28 reliefët e punuara prej tij kanë zbukuruar sallën e konferencave në një nga dy godinat e Qendrës botërore tregtare në Nju Jork. Por mjerisht, kanë vdekur bashkërisht me godinat. Dhe në Shtetet e bashkuara piktori vazhdon të japë mësim-fillimisht në Institutin për dizajnin modern në Kënektikët, tani - në Art akademinë të San Franciskos.

Ekspozita e Kirill Hristovit në Galerinë Kombëtare të artit të huaj është një pjesë nga një projekti, i lidhur me prezantimin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë dhe krijojnë jashtë shtetit. Kthimi i tyre me ekspozita në Bullgari, ku janë rrënjët e tyre dhe ku ata kanë marrë arsimin e vet, mban të gjallë lidhjen e tyre me atdheun. Nga ana tjetër - hedh urën drejt atmosferës dhe ndikimeve të hapësirave më të largëta artistike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilleva

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD