Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta kundër krimit të organizuar – prioritet i MPB-së dhe shërbimeve hetuese gjatë vitit 2010

Në fotografinë (nga e djathta në të majtë): kryeprokurori Boris Velçev, kryeministri Bojko Borisov, ministri i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov, sekretari i përgjithshëm i MPB-së Kalin Georgiev
Foto: mvr.bg
Në seancën e parë të këtij lloji të shërbimeve hetuese bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare u caktua një afat prej një viti për të zgjidhur problemin me grupet e organizuara kriminale në vend. Një afat për zgjidhjen përfundimtare të problemit caktohet për herë të dytë. Para gjysmë viti kryeministri Bojko Borisov i dha Prokurorisë dhe MPB-së një afat prej gjashtë muajsh, por deri tani nuk ka dënime kundër figurave emblematike të krimit të organizuar. Bojko Borisov rikujtoi se qeveria ka siguruar pajisje, ndërtesa dhe rroga, kundrejt të cilave po pret rezultate. “Në betejën vendimtare shteti hedh 70 mijë policë, prokurorë, hetues dhe agjentë të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare kundër 300 kriminelëve që e torturojnë shoqërinë gjatë të dhjetë vjetëve të fundit” – tha kryeministri dhe theksoi se nga vendi më i korruptuar në Evropë Bullgaria duhet të bëhet shembull për të kundërtën.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet i kabinetit Borisov. Që në fillim të mandatit qeveria bëri hapin e parë, duke krijuar ekipe të specializuara të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, rikujtoi ministri i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov. Pastaj u bë një inventarizim i të gjitha proceseve gjyqësore në vend, kurse nga fillimi i vitit 2010 u mbajtën seanca të përbashkëta të prokurorëve rajonalë dhe drejtorëve rajonalë të punëve të brendshme. Qëllimi është të analizohet situata dhe të caktohen liderët kryesore të grupeve të organizuara kriminale tek ne.

“Mund të thuhet se ka nja 250-300 veta që e torturojnë tërë shoqërinë dhe vendin – tregoi rezultatin e analizave Cvetan Cvetanov. – Për fat të keq konstatojmë se ka figura emblematike të botës kriminale në vend, kundër të cilave deri tani nuk janë ndërmarrë masa adekuate nga ana e organeve të shtetit. Këta janë persona me një përvojë të pasur që zhvillojnë veprimtari kriminale më se 10 vjet. Dihet se kur një bos kriminal forcohet, ai tashmë nuk merret direkt me veprimtari kriminale, ajo kalon në nivelet më të ulëta që ai krijon. Në këtë drejtim mangësitë në të kaluarën na vështirësojnë tani.”

Sipas kryeprokurorit Boris Velçev organizimi i ri i ekipeve hetuese duhet të kufizojë ndikimin e bosëve kriminalë dhe ata të hidhen në gjyq.

“2010 është viti, kur nuk mund të justifikohemi më se nuk kemi mundësi të punojmë. Kemi bashkëveprimin e plotë të MPB-së dhe AShSK-së, ka një vullnet të qartë për luftë kundër krimit të organizuar. I këshillova kolegët – prokurorë rajonalë, të veprojnë me vendosmëri dhe pa kompromis. Vërtetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale është një punë e vështirë. Për ta vërtetuar, duhet të përdorim si dëshmitarë njerëz nga të njëjtat rrethe kriminale. Muajt që vijojnë do të jenë vendimtarë. Do të bëjmë një organizim të tillë, që bosët kriminalë që e torturojnë shoqërinë në nivel kombëtar dhe vendor, gradualisht të kufizohen me ndikimin tyre dhe më në fund të hidhen në gjyq.”

A ka Bullgaria një përparim dhe tempe të mira në luftën kundër kriminalitetit që vendi mund të raportojë në Bruksel? Ja komenti i kryeministrit Bojko Borisov:

“Unë i raportoj vetëm popullit. Dëshirojmë që qytetarët bullgarë të ndiejnë se ka ndryshim. Dhe mendoj se pas disa muajve të parë, tempet e punës së MPB-së, Prokurorisë dhe AShSK-së janë më të mira. Po të vazhdojnë pa kompromis të kapin, të arrestojnë dhe të ngrenë akuza kundër kriminelëve, kjo do të vlerësohet nga shoqëria. Madje të na japin një vlerësim të mirë nga Brukseli, po të mos kemi sukses, çfarë është dobia? Dhe e kundërta – po të punojmë me sukses këtu, në Bullgari, vlerësimet zakonisht vijnë shpejt.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD