Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ethet për energjinë e gjelbër në Bullgari

Foto: arkiv
Ethet për energjinë e gjelbër pushtuan Bullgarinë. Pas anëtarësimit të vendit tonë në BE gjatë vitit 2007 zhvillimi i burimeve përtëritëse energjetike grumbulloi forcë. Vendet evropiane miratuan kërkesat që deri në vitin 2020 16 për qind prej energjisë së BE-së të prodhohet nga burimet përtëritëse energjetike. Qeveritë filluan të ofrojnë preferenca për “projektet e gjelbra”, që shkaktoi interesin e madh të investitorëve për parqet e energjisë së erës dhe për centralet solare.

Shumë projekte për kapacitete 12 mijë megavatesh u përhapën në Bullgari, si tetë mijë prej tyre janë nga energjia e erës dhe katër mijë – nga ajo e diellit. Specialistët mendojnë se kapaciteti i rrjetit energjik të Bullgarisë mund të përfshijë 1800 instilacione të reja. Nëse këto fuqi rriten, rrjeti energjik nuk do të jetë i sigurt. Përveç kësaj, janë të nevojshme investime prej miliardë levash për bashkimin e rrymës elektrike të prodhuar prej burimeve alternative në sistemin energjetik të vendit. Ndërkohë shoqëritë e shpërndarjes së energjisë dhe Kompania kombëtare elektrike janë detyruar në mënyrë prioritare t’i lidhin burimet e përtëritëse energjetike në sistemin e përbashkët, duke investuar mjete të veta në modernizimin e rrjetit energjik. Sipas ekspertëve, për lidhjen e kapacitetit 100 megavatesh në sistemin e përbashkët energjik janë të nevojshme 40 milionë leva (20 milionë euro). Për shkak të gjendjes e vetë gjeografike Bullgaria nuk është ndër vendet më të mira për prodhimin e energjisë elektrike prej erës dhe prej diellit. Potenciali për parqet e energjisë së erës është afro 7 për qind, ndërsa për centralet diellore – 9 për qind prej sasisë së përbashkët.

“Sektori i ngjau përhapjes së hoteleve në Detin e Zi. Kush është më i shpejtë, ai merr parcelë, pa marrë në konsideratë efektin e tërësishëm”, komentoi para kohe ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. Për arsyen se nuk respektohen disa prej kërkesave, Ministria e mjedisit dhe ujërave përpiqet të vë moratorium të përkohshëm mbi ndërtimin e burimeve të reja përtëritëse energjetike. Një prej motiveve është që me ndërtimin e centraleve diellore territore të mëdha toke pjellore bujqësore mbulohen me panele dhe bëhen të papërdorur. Nga ana e vetë Asociacioni fotovoltaik i Bullgarisë reagoi ashpër dhe tha se nëse shpallet moratorium mbi ndërtimin e burimeve përtëritëse energjetike, Bullgaria do të humbë mbi 1 miliardë euro investime të huaja gjatë pesë vjetëve të ardhshme dhe më shumë se 350 milionë euro prej mundësive të humbura për vendin nga mallra dhe shërbime, që nuk do të realizohen. Ekspertët mendojnë se për ta plotësuar kërkesën e Brukselit, sipas të cilës deri në vitin 2020 16 për qind prej prodhimit të energjisë të jetë nga burimet përtëritëse energjetike, çdo vit duhet të instalohet një kapacitet 150 megavatesh të energjisë prej diellit dhe po aq të asaj prej erës. Do të rikujtojmë se kapacitetet e instaluara të centraleve diellore gjatë vitit të kaluar është vetëm 3 megavatesh. Nëse realizimi i projekteve të gjelbra vonon, ka mundësi të mos plotësojmë angazhimet ndaj BE-së. Sipas një studimi të Qendrës për studimin e demokracisë, vetëm 13 për qind prej familjeve në Bullgari janë gati të paguajnë shpenzimet e përdorimit të energjisë ekologjike. Të dhënat tregojnë se janë të nevojshme stimuj ekonomike dhe fushata, të cilat të shpjegojnë dobinë e “energjisë së gjelbër”.

Aktualisht Bullgaria përpunon një strategji të burimeve përtëritëse energjetike dhe rregulla për marrjen e lejeve të ndërtimit. Ato do të prezantohen në Bruksel deri më 30 qershor të këtij viti. Specialistët shpresojnë se ky dokument do të frenojë “ethet për energjinë e gjelbër” dhe efektin e parë negativ prej kushteve preferenciale për investitorët në “projektet e gjelbra”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD