Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër dhjetë kombet më të plakura

Foto: BGNES
Nga raporti i fundit i OKB-së bëhet e qartë se bota ndodhet para një sfide të madhe dhe kjo është plakja e popullsisë. Ajo u përket të gjitha rajoneve në botë, por më të prekura janë vendet e zhvilluara. Sipas të dhënave të organizatës Bullgaria është në vend të pestë për nga plakja e popullsisë me 24.2 për qind bullgarë të moshës mbi 60 vjeç. Para nesh janë Japonia, Italia, Gjermania dhe Suedia. Mosha mesatare e popullsisë te ne është 41.5 vjeç dhe për nga ky tregues Bullgaria radhitet në vendin e shtatë. Studimi i OKB-së tregon se Evropa është ndër regjionet me popullsi më të plakur në botë. Vetëm para një shekulli në Evropë ka jetuar 15 për qind e popullsisë botërore, kurse sot – vetëm 7 për qind.

Pse Bullgaria është ndër dhjetë vendet me popullsi më të plakur?

“Shkaku është industrializimi i madh, i cili filloi menjëherë pas të ashtuquajturit “revolucion socialist” gjatë vitit 1944 – komentoi tendencat Mira Radeva, drejtoreshë e agjencisë sociologjike MBMD. – deri në atë kohë Bullgaria ishte një vend bujqësor dhe me industri pak të zhvilluar. E dimë shumë mirë se mënyra fshatare e jetesës është lidhur me domosdoshmërinë për më shumë fëmijë, të cilat që në moshë të hershme kanë shkuar për të punuar në fushë. Kështu qe deri në vitin 1944 familjet bullgare kanë pasur mesatarisht 4, 5 dhe më shumë fëmijë. Me kolektivizimin fshatarët e humbën pronën e tyre dhe nuk kishin mundësi tjetër veçse të fillojnë të punojnë në objektet e mëdha strukturore industriale, kurse pas kësaj filluan të shpërngulen në qytete. Sipërfaqet e kufizuara të banesave çuan deri në ulje të rreptë të lindshmërisë.”

Për dallim nga shtetet evropiane perëndimore, të cilat e kompensuan humbjen e popullsisë gjatë Luftës së dytë ballkanike me të ashtuquajturin “baby boom”, lindshmëria në Bullgari uli dhe u arrit gjer tek rritje negative. Sipas të dhënave të MBMD mosha mesatare te ne e vë bullgarin jashtë moshës reproduktive. Ndërkohë Bullgaria krenohet për numrin e konsiderueshëm të shtetasve, që kanë arritur një moshë të thyer.

“Mosha e pleqërisë nuk ka lidhje me problemin e natalitetit – përgjigjet Mira Radeva. – Është shumë mirë të ketë në Bullgari njerëz të plakur, sepse kjo do të thotë se në përgjithësi standardi i jetesës i kombit është i mirë. Por ndërkohë është jashtëzakonisht e rëndësishme që përqindja e njerëzve të vjetër, për shembull të moshës mbi 60 vjeç, të mos tejkalojë në mënyrë të konsiderueshme grupin e të rinjve, sepse atëherë nga pikëpamja psikologjike mënyra e të menduarit e popullsisë bëhet si ajo e një njeriu të moshuar.”

Tregjet e punës në Bullgari dhe në Evropën Lindore kanë një problem serioz. Kjo është mungesa e njerëzve me arsim të mirë. Ata preferojnë të nisen në Perëndim për shkak të kushteve të mira të jetesës dhe pagave më të mira, kurse pa krah pune këto vende nuk mund të vazhdojnë të mirëmbajnë rritjen e lartë ekonomike gjatë disa viteve të fundit. Sipas të dhënave të Akademisë Bullgare të Shkencave, pas ndryshimeve në vitin 1989, kur popullsia te ne ka qenë 9 mln. veta, më shumë se 1 mln. bullgarë kanë kërkuar punë jashtë. Në qoftë se kjo tendencë mbetet, gjatë vitit 2050 Bullgaria do të ketë vetëm 5.5 mln. banorë.

Çfarë stimujsh dhe masash duhet të ndërmerren, a është e mundur që kjo tendencë të ndryshohet?

“Asgjë nuk mund të na ndihmojë përveç importimit të njerëzve të rinj nga jashtë – është kategorike Mira Radeva. – Çfarë do të thotë kjo? Këto janë kombet fqinje, të cilat janë shumë të afërta etnikisht me ne, si maqedonas, ukrainas, moldavianë, rusë, armenë etj., por duhet të krijohet një regjim i lehtësuar i shpërnguljes së tyre në vend.”

Të ngjashme janë qëllimet edhe të shteteve të tjera nga BE-ja, të cilët ndodhen para një ndryshimi pa precedent. Parlamenti Evropian do të kërkojë përgjigje të kësaj tendence nëpërmjet inkurajimit të familjeve të reja, krijimit të stimujve për brezat më të moshuar për të marrë pjesë në tregun e punës, dhe zhvillimit të një politike të balancuar imigracioni.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD