Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasuria financiare e bullgarëve do të vazhdojë të rritet megjithë krizën

Gjatë vitit 2009 kursimet e bullgarëve janë rritur me më shumë se 10 për qind.
Foto: Tanja Harizanova
Familjet bullgare do të vazhdojnë të rritin pasurinë e tyre megjithë vështirësitë e shkaktuara nga kriza ekonomike botërore. Parashikimet optimiste janë nga raporti i fundit i UniCredit Group për pasuritë e familjeve në regjionin e Evropës Qendrore dhe Lindore me fokus ndaj Bullgarisë. Analiza e ekonomistëve shënon se për dallim nga vendet e zhvilluara, pjesa kryesore e familjeve bullgare janë pasuritë e patundshme.

“Kjo i detyrohet nga njëra anë ofrimit të kufizuar të formave të tjera për kursime dhe investime, të përhapura në vendet më të zhvilluara – i saktëson shkaqet Milen Kasabov, ekonomist i lartë në bankë. Mirëpo, nga ana tjetër, kjo është një veçori kulturore, karakteristike për bullgarët. Ata preferojnë të investojnë paratë e tyre në pasuritë e patundshme. Pikërisht ky në fakt është shkaku që banesat të jenë 87 për qind e pasurisë së familjeve bullgare. Në vendet më të zhvilluara situata është më e balancuar. Parashikimet tona tregojnë se edhe në të ardhmen banesat do të jenë përqindja kryesore e pasurisë së bullgarit. Mirëpo, aktivet financiare do të rriten dhe do të fitojnë një përqindje gjithnjë e më të madhe në shoqëri.”

Kjo tendencë ripohohet edhe nga të dhënat e fundit e Bankës Popullore Bullgare, nga të cilat shihet se gjatë vitit të krizës 2009 kursimet e bullgarit janë rritur me më shumë se 10 për qind. “Thjeshtë njerëzit tani janë më të kujdesshëm dhe marrin vendime më vështirë në harxhim. Ky është një prej efekteve të krizës”, e komentoi tendencën për Radio Bullgarinë Levon Hamparcumjan, kryedrejtor ekzekutiv i UniCredit Bulbank. Depozitat bankare mbeten më të preferuara. 85 për qind e kursimeve të tyre familjet i ruajnë në depozita. Parashikimet tregojnë se gjatë dy vjetëve të ardhshëm ata do të ruajnë pozitën e tyre të liderit nga afro tri të katërta të të gjitha aktiveve financiare të bullgarëve. Mirëpo bankat filluan t’i ulin dalëngadalë interesat e depozitave.

A do të ketë ulje të interesit të bullgarëve ndaj depozitave?

“Depozitat ishin bërë vërtetë shumë të shtrenjta. Në qoftë se kjo tendencë ishte mbetur, ajo do të ndikonte mbi interesat e kredive dhe do të çonte deri në rritje të çmimeve të shërbimeve financiare, gjë që do të vështirësonte suplementarisht ekonominë – saktëson Levon Hamparcumjan. – kjo, që mund t’i bëjë njerëzit për të hequr dorë nga depozitat, janë tendencat eventuale të inflacionit. Atëherë është e kuptueshme se ata do të përpiqen të mbrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet investimeve përsëri në pronat e patundshme. Kjo do të çojë deri në rritje të shpejtë të çmimeve të pasurive të patundshme, por mendoj se jemi mjaftë larg kësaj kohe.”

Si rrjedhim i bumit të kërkimit të konsumatorëve gjatë disa viteve të fundit, kreditë e konsumatorëve te ne ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto kanë afruar nivelet e vendeve të zhvilluara. Mirëpo interesi i familjeve ndaj tyre po ulet dhe po rritet përqindja e kredive të hipotekës. Parashikimet e ekonomistëve janë se gjatë vitit 2010 – 2011 kreditë e hipotekës do të rriten në kuadrin e 5 për qindjeve. Levon Hamparcumjan komentoi se tregu i hipotekave te ne është i kufizuar, por do të zhvillohet, sepse ka nevojë për banesa. Mirëpo kjo fsheh rrezik nga rritja e kredive të këqija.

“Në qoftë se tendencat negative në ekonomi vazhdojnë, mund të presim më shumë vështirësi në kredi dhe rritje të kredive të këqija – tha Levon Hamparcumjan. – Mirëpo, menjëherë desha te them se sistemi bankar në përgjithësi ka mjaftë potencial dhe është rregulluar në mënyrë konservatore, që të mund të përballojë problemin e rritjes suplementare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD