Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këtë dimër priten më shumë shpendë shtegtarë në Bullgari

Foto: Emill Todorov
Mesi i janarit është momenti, i cili pritet nga mijërat miq të shpendëve në Evropë. Bëhet fjalë për numërimin dimëror të shpendëve shtegtarë ujës. Sivjet ky numërim u zhvillua në periudhën 15 – 17 janar. Organizatori i tij kryesor dhe zbatues në Bullgari është Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve. Vëzhgimet nga fillimi i dimrit te ne flasin se dy deri më tri herë më shumë shpendë kanë ardhur për të kaluar dimrin në Bullgari. Këto vëzhgime të para do të krahasohen me rezultate shumë më precize të numërimit, të cilat do të përgjithësohen deri më një muaj.

Numërimi dimëror i shpendëve shtegtarë ujës, të cilët janë një pjesë e konsiderueshme e migracionit botëror të shpendëve, zhvillohet në botë që nga viti 1967 dhe jep një informacion të rëndësishëm për gjendjen e popullimeve të shpendëve, si dhe disa indikacione për ndryshimet në mjedisin rrethues dhe në klimë. Për shkak të dimrit të butë te ne këtë vit pritet që numërimi të konstatojë praninë e më shumë shpendëve ujës, mendon Jordan Hristov nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve, kryekoordinator i numërimit.

Bullgaria është një vend i rëndësishëm për shpendët shtegtarë ujës, sepse po të ketë një stinë shumë të ftohtë në Evropë, këtu e kalon dimrin një përqindje e madhe e shpendëve shtegtarë ujës.

© Foto: Çavdar Nikollov


Nga numërimi priten edhe përfundime interesante sa u përket ndryshimeve në mjedisin rrethues dhe në klimë. Në faqen e internetit të Shoqatës bullgare për mbrojtje të shpendëve (www.bspb.org) mund të shihen grafiket e numërimit të të gjithë shpendëve ujës, të cilët kanë ardhur për të kaluar dimrin në Bullgari që nga viti 1997 e këtej, kur është shënuar një numër jashtëzakonisht i madh, me konstatimin e 750 mijë shpendëve ujës, të cilët e kanë kaluar dimrin te ne. Për periudhën e fundit 2005 – 2009, numri lëvizet nga 150 mijë deri më 250 mijë shpendë. Ja se çfarë shpjegime jep Jordan Hristov:
“Është e mundur që shkaku të jetë tema aq e përhapur kohët e fundit për ndryshimet klimatike – thotë ai. – Kur ka dimra më të ngrohtë në Evropën Veriore, në Sibir, në tundër, te ne vijnë më pak shpendë. Kështu qe në qoftë se klima në Veri është më e butë, më e favorshme dhe më e afërt me ato kushte, në të cilat shpendët bëjnë fole, ata preferojnë të mbeten më në veri dhe nuk arrijnë në jug, afër Bullgarisë.”

Mbi 150 adhurues të natyrës marrin pjesë në numërimin e shpendëve shtegtarë ujës te ne, të cilët vizitojnë mbi 200 zona të lagëta në vend. Për të gjithë këta njerëz numërimi është një aventurë e vërtetë, na siguron Jordan: “Ngrihet shumë herët dhe pritet gjatë agimi dhe zgjimi i shpendëve. Në momentin kur lindet dielli, tufa të mëdha zogjsh fluturojnë në qiell dhe shihen në një dritë jashtëzakonisht romantike, si fluturojnë para diskut diellor.”

Prandaj edhe kandidatët gjithmonë janë mbi numrin optimal, të domosdoshëm, kështu qe të mos shqetësohen shpendët. E bukura është se veprimtaria e Shoqatës për mbrojtje të shpendëve tërheq gjithnjë e më shumë të rinj, mbrojtës të natyrës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë dorëzuar nga Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD