Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të shpëtohemi nga mbeturinat e automjeteve të vjetra në rruga?

Foto: BGNES
Prej shumë kohe automjetet e vjetra, që janë braktisur në rruga, përbëjnë problem serioz për kryeqytetin e qytetet më të mëdha të vendit. Shpesh i shikojmë në parking pranë pallatit, në të cilin banojmë, në trotuare dhe bile në rrugicat plot lëvizje të qendrës së qytetit. Përveç se ato u shkaktojnë diskomfort qytetarëve, duke vështirësuar lëvizjen e tyre ose duke zënë vende parkimi, automjetet e prishura shëmtojnë mjedisin tonë të jetesës dhe përbëjnë rrezik serioz për natyrën.

“Ka shumë makina të vjetra, disa prej të cilave qëndrojnë në të njëjtin vend për shumë vjet – komentoi problemin në mënyrë të zëmëruar kryeqytetasja 65-vjeçare Ivanka Ilieva. – Në rrugën, të cilën e kaloj çdo ditë, shoh të njëjtat automjete të prishura – qëndrojnë në trotuare si monumente.”

“Habitem pse këto automjete nuk hiqen nga organet kompetente – tha zonja 35-vjeçare Maria Ivanova. Disa prej tyre janë me targat e vjetra. D.m.th. ato nuk mund të lëvizen më. Një pjesë tjetër prej automjeteve janë mbushur me bar dhe janë si saksi, çdo lloj bar i keq rritet në rrota, në goma, kudo.”

Çdo vit në vendet evropiane përjashtohen nga përdorimi midis tetë dhe nëntë milionë automobila. Derisa këta në Bullgari ende vazhdojnë të ndryshken në rruga, në Evropë prej shumë kohe nga ato nxirren komponentët dhe lëndët e para të dobishëm. Të dhënat tregojnë se afro 75 për qind prej mjeteve të vjetra motorike të transportit riciklohen. Vitin e fundit në Bullgari filluan të ndërmerren aksione të ndryshme bashkiake për heqjen e automjeteve të vjetra nga terrenet publike, dhe duket se problemi do të zgjidhet. Bashkitë plotësojnë të drejtën e kësaj heqjeje automjetesh sipas ligjit për menaxhimin e mbeturinave. Në të janë parashikuar gjoba të rënda sipas standardeve bullgare për qytetarët, që nuk ruajnë pronën e vet. Sanksionet janë nga 150 deri në 500 leva (75 – 250 euro) për personat fizikë dhe nga 1500 deri në 5000 leva (750 – 2500 euro) - për ata juridikë. Gjithashtu ka vendim, sipas të cilit hiqen automjetet e papërdorshme. P.sh. në Sofje ky vendim është rregulluar nga Rregullorja për pastërtinë nga viti 2009. Rregullore të ngjashme ka dhe në vende të tjera të shtetit. Sipas atyre të Sofjes komisionet përcaktojnë në vend cilat automjete janë lënë. Këto komisione janë emëruar nga kryetarët e bashkive rajonale dhe përfshijnë përfaqësues të administratave policore dhe të organit kontrollues të Bashkisë, i ashtuquajturi “Inspektorat kryeqytetas”. Si përcaktohet cili automjet është i papërdorshëm, po mësojmë nga inxhinierja Polina Asenova, që është kryetare e sektorit “Kontrollimi i parkimit” pranë inspektoratit.

“Një mjet motorik i transportit përjashtohet nga përdorimi atëherë, kur regjistrimi i tij është ndërprerë, kur nuk është bërë kontrollimi teknik i automjeteve ose atij i mungon targa.”

Sipas numërimit të Inspektoratit kryeqytetas numri i automobilave që janë braktisur në kryeqytet është 2100. Mbi këta vihen fletët speciale me mesazh thirrjeje, sipas të cilit pronarët e automobilave duhet t’i heqin vullnetarisht. Në qoftë se kjo nuk ndodh brenda tre muajve, pronarët e makinave të prishura gjobohen, ndërsa automjetet hiqen në mënyrë të pavullnetshme. Firma kujdeset për automjetin 14 ditë, brenda të cilave çdo pronar ka mundësinë e fundit ta marrë atë prapa, pasi paguan tatimin e duhur. Nëse kalon afati, automjeti jepet në vendin përkatës të mbeturinave. Pronari duhet të paguajë përveç gjobës, edhe shpenzimet e transportimit të makinës së prishur dhe ato të mbrojtjes së saj në parking. Aksioni i Bashkisë së Kryeqytetit filloi gjatë muajit tetor të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti u nis transportimi masiv i automjeteve të shkelësve. Ka dhe pronarë, të cilët pasi i kanë parë fletët mbi automjetet e veta, menjëherë janë shpejtuar të heqin makinat nga vendet e lëndëve dytësore, dhe prandaj kanë marrë stimul material. Çfarë ndodh me automobilin, kur bie në vendet e lëndëve dytësore? Po dëgjojmë inxhinierin Petër Micin - administrator i shoqërisë “Ekobulkar”, e cila heq automjetet e vjetra në Sofje.

“Së pari automobili ndahet në pjesë, prej të cilave hiqen lëndët e dëmshme – ato djegëse, filtrat e vajit dhe elementet e tjera, që përmbajnë lëngje. Materialet kalojnë përmes përpunimit mekanik e fizik, gjatë të cilit ndahen mbeturinat metalike prej atyre jometalike, metalet e zeza prej atyre me ngjyrë etj. Ndjekin plastmasa dhe pëlhurat përkatëse, të cilat gjithashtu ndahen në lloje të ndryshme të mbeturinave dhe përpunohen në mënyrë të caktuar. Nëse ka lëndë të dobishme të mbeturinave, ato jepen si lëndë të para në fabrika, ku përpunohen. Këto që nuk mund të shfrytëzohen si lëndë të para, digjen ose trajtohen në mënyrë speciale, që të pakësohet dëmi i tyre për mjedisin”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD