Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja i përket turizmit malor

Shpatat e tatëpjeta të vargjeve malore të shtrira deri te skajet më të largëta të vendit, preokupojnë udhëtarin me bukurinë e egërsisë së vet.
Foto: Veneta Nikollova
Një nga fenomenet, të cilët i bëjnë përshtypje më të fortë secilit, që udhëton për herë të parë në Bullgari, janë peizazhet piktoreske malore. Shpatat e tatëpjeta të vargjeve malore të shtrira deri te skajet më të largëta të vendit, preokupojnë udhëtarin me bukurinë e egërsisë së vet dhe me larminë e pabesueshme biologjike. Kjo pasuri unike rrallë regjistrohet në reklamat, të cilat na prezantojnë në tregjet botërore turistike. Në fakt popullarizohen më tepër pushimoret bregdetare me teprinë e ndërtesave të ngritura pranë njëra-tjetrës dhe qendrat e skive, të cilat gjithnjë e më shumë fillojnë t’u ngjajnë lagjeve të tipit qytetar me hotelet e shumta, restorantet dhe lokalet e natës. Prandaj njerëzit, që dëshirojnë të pushojnë të pa shqetësuar nga zhurma e jetës civile orientohen te malet – streha më e fundit e natyrës së egër tek ne. Për fat të keq depërtimi i betonit kërcënon edhe ato kënde të parajsës – paralajmërojnë nga Asociacioni Bullgar i Turizmit Alternativ.
Ditë të tëra me radhë njeriu mund të bredhë nëpër shtigjet e ngushta malore, duke kaluar buzë përrenjve me uji të kristaltë, që gjarpërojnë në luginat në mes të bjeshkëve tatëpjeta, me maje të mbuluara me dëborë. Me të shëtitur nëpër malet njeriu ngazëllohet nga liqenet malore, në ujërat e pastra të të cilëve pasqyrohen retë dhe vargjet e pafundme malore. Njohja e maleve bullgare mund të shndërrohet në një aventurë të pabesueshme dhe interesante për të gjitha shqisat dhe shpirtin; mjafton vetëm njeriu të jetë kureshtar. Për këtë qëllim turisti detyrimisht duhet të vizitojë ndonjë fshat ose qytet malor. Pikërisht aty në shkallë më të madhe ruhen të gjalla traditat dhe mënyra e jetesës, kultura shpirtërore dhe folklori i bullgarëve. Në malet Rodopa, Stranxha, Stara Pllanina dhe Pirin mund të shihen vendbanime të vogla etnografike, ku akoma ndjehet fryma e Rilindjes. Ato janë margaritarët e vërteta të arkitekturës bullgare. Aty nuk ka hotele lukzose, salla për bouling, lokale të natës. Mirëpo, si shpërblim në shtëpitë për miqtë turisti mund të zhytet në komoditetin shtëpiak, në qetësinë e plotë. Këtu mund të shijohen specialitetet krahinore të gatuara sipas recetave të vjetra, që transmetohen nga brezi në brez. Në Bullgari, turistët, që preferojnë qetësinë kërkojnë peizazhet e bukura, arkitekturën e shtëpive të vjetra, traditat e lashta dhe njerëzit me mënyrën e tyre të jetesës, me gëzimet dhe telashet e përditshme. Për turizmin malor kryetari i Asociacionit Bullgar të Turizmit Alternativ Ljubomir Popjordanov tregon:
Në shtëpitë për miqtë turisti mund të zhytet në komoditetin shtëpiak.

“Në shumicën e rasteve miku do të ikë nga Bullgaria me kujtimin, se pikërisht këtu e ka shijuar domatet më të shijshme, rrushin më të ëmbël. Në përgjithësi ai do të jetë me ndjenjën se i ka kujtuar vetes shije të harruara prej kohe nga bota perëndimore. Shumë shpesh të huajit thonë, se Bullgaria është vendi, në të cilin mund të shëtitet në mal pa të takohen turistë. Ata mbeten të habitur, se këtu njeriu mund të shikojë yjet dhe të dëgjojë si të thuash “qetësinë”, gjë që prej kohe është e harruar në shtetet e tjera. Në shumicën e shteteve evropiane vështirë mund të gjenden rajone, në të cilët të mos dëgjohet zhurma e automobilave dhe kamionëve. Miku mund të provojë kosin e vërtetë bullgarë dhe gjellët tipike bullgare. Dhe është e vërtetë, se e gjithë kjo akoma ekziston në Bullgari. Por në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë, si gërmuesit dhe rrugët e asfaltuara përparojnë te fshatrat e vogla dhe më të largëta të zhytura në gjinjtë e malit. Ata depërtojnë edhe në territoret e mbrojtura, që janë me statusin e parqeve kombëtare si Rilla dhe Pirin.”
Në fshatrat malore ruhen të gjalla traditat, kultura shpirtërore dhe folklori i bullgarëve.

Oreksi i investitorëve, legjislacioni jo efektiv dhe përfytyrimet e gabuara për zhvillimin e turizmit malor tek ne së shpejti do të ndryshojnë peizazhin bullgar. Sipas ekologëve ndërtimi i hoteleve në vende jo të përshtatshme pa studimin e tregut, prerja e pyjeve shekullore me qëllim ndërtimin e pistave të reja të skive ose impianteve skiatorësh, shfrytëzimi i pajisjeve për dëborë artificiale dhe ndërtimi i paplanifikuar të shesheve për golf mund të paracaktojnë zhvillimin e rajoneve të tëra. Ju ofrojmë qëndrimin e kryetarit të Asociacionit Bullgar të Turizmit Alternativ Ljubomir Popjordanov për zhvillimin e turizmit malor në Bullgari:
Në malet Rodopa, Stranxha, Stara Pllanina dhe Pirin mund të shihen vendbanime të vogla etnografike, ku akoma ndjehet fryma e Rilindjes.

“Njeri nga skenarët e mundshëm është, që Bullgaria të shndërrohet në një nga fshatrat më të preferuara dhe më të shtrenjta të Evropës, gjë për të cilën ekzistojnë të gjitha premisat. Ato do të jenë fshatra, pranë të cilave do të ketë kushte të shkëlqyeshme për ski dhe kurim balnear, parqe argëtimi etj. E gjithë kjo iu përgjigjet kërkesave të turizmit të qëndrueshëm. Dhe do të jetë mirë, në se deri te ato rajone do të arrihet në rrugë të mirëmbajtura dytësore. Në të njëjtën kohë ekziston edhe një skenar tjetër. Në të gjithçka shndërrohet në beton, në kilometra katrorë pllaka gjips-kartoni, të renditura dendur pranë njeri-tjetrit fasadat e hoteleve të shumta, në të cilët asnjeri nuk dëshiron të pushojë. Kjo është rruga drejt minimit të zhvillimit të mëtejshëm të turizmit bullgar. Mirëpo, Bullgaria duhet të preferojë skenarin e parë – ai, që ka të bëjë me cilësinë, me fshatin e shtrenjtë dhe mban në vet veten bukurinë dhe atmosferën autentike. Dhe kjo është mundësia e vetme për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj dege të ekonomisë bullgare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD