Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostadin Gugovi – interpretuesi më i shquar i këngëve popullore bullgare nga krahina e Maqedonisë

Kostadin Gugovi lindi më 12 shkurt të vitit 1935 në familjen e refugjatëve nga rajoni i qytetit Kukush të Maqedonisë së Egjeut. Ai ishte nip i një muzikanti të orkestrës së garës. Në të gjitha intervistat e veta, Kostadin Gugovi kujton se në shtëpinë amtare të gjithë këndonin. Vet ai rriti me këngët e së ëmës Jova Trëpkova, të cilat më vonë e përfshiu në repertorin e vet. Mësuesi i parë i këngëtarit Kostadin Gugov ishte i afërmi i familjes Vangell Trajkov. Ai e këshillonte Kostadinin e ri të këndojë me lehtësi pa tension. Këngëtari e pasuroi repertorin e vet me këngët origjinale të një krahine të tërë etnografike. Në repertorin e tij u përfshin këngët më të mira të Maqedonisë së Egjeut, të Vardarit dhe të Pirinit – territore bullgare të ndara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në tri shtete.

Në vitet 50-të të shekullit XX fizarmonicisti Stefan Demirev zbuloi zërin pushtues të këngëtarit Kostadin Gugov. Atëherë ai ishte 18-vjeçar dhe për herë të parë doli në skenën e madhe. Bashkë me grupin popullor pranë Drejtorisë së Koncerteve ai jepte koncerte jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë shtetit. Në atë kohë ai këndonte në një skenë bashkë me instrumentistët dhe këngëtarët më të mirë të kësaj kohe si Boris Karllovi, Mita Stojçeva, Atanaska Todorova, Boris Mashallovi. Pas sukseseve të shumta skenike Redaksia “Muzika popullore” pranë Radios Kombëtare Bullgare e ftoi këngëtarin Kostadin Gugov të realizojë incizime për fondin e radios. Më vonë këngët e tij u incizuan edhe në një pllakë gramafoni nga “Ballkantoni”. Këngë të tij u përfshin edhe në Albumin “Këngët e përjetshme të Bullgarisë”. Në vitin 1999 në tregun muzikor doli albumi solo i këngëtarit Kostadin Gugov me këngë nga krahina e Maqedonisë. Në të një vend të denjë zënë këngët me tematikë historike.

Kostadin Gugovi është interpretuesi më i respektuar dhe i talentuar i këngëve popullore maqedonase. Vet ai thoshte se kënga popullore për të është gëzim dhe prehje shpirtërore. Këngëtari është mbajtës i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër dallimet e shumta patjetër duhet të përmendim “Nestinarka” për krijimtarinë e tërësishme nga Festivali Ndërkombëtar Folklorik në qytetin Burgas.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD