Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zanatçinjtë gjatë krizës

Kriza preku seriozisht edhe zanatçinjtë në Bullgari. Më të prekur janë ata, të cilët realizojnë produktet e tyre në sferën e turizmit. Ulje më të madhe të shitjeve ka në fushën e zanateve artistike. Kjo është logjike, sepse veprat e tyre janë kryesisht për turistët. Mirëpo zanatçinjtë konstatojnë se në dyqanet e tyre gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të kaluar kanë hyrë më pak blerës, ka dhe të tillë, të cilët vetëm shikojnë dhe pastaj dalin pa blerë asgjë. Disa prej tyre e kanë ndërprerë biznesin, pasi nuk kanë shitur asgjë dhe përkatësisht nuk kanë mjete që të blejnë materiale të reja. Në një gjendje
akoma më të keqe janë ata zanatçinj, për të cilët të ardhurat nga produktet e shitura janë mundësia e vetme për nxjerrjen e bukës së gojës. “Zanatet janë një pasuri, që vlerësohet më shumë nga evropianët, sesa nga vetë ne. Kjo mund të thuhet edhe për bashkatdhetarët tanë përtej kufirit, të cilët e vlerësojnë traditën bullgare më shumë.” – thotë Pavlin Petrov, kryetar i Asociacionit për zhvillim të arteve dhe zejeve. Ai është krijuar gjatë vitit 2008 dhe ka për qëllim t’i ndihmojë zanatçinjtë bullgarë, si dhe krijuesit bullgarë në sferën e muzikës, artit figurativ dhe arteve aplikuese. Asociacioni për zhvillim të arteve dhe zejeve është organizator i festivalit kulinar “Trapezë e pasur – për vizitë në qytetin tim”, gjatë të cilit krahas popullarizimit të kuzhinës tradicionale bullgare mund të takohen zanatçinj më të ndryshëm:

“Ne japim mundësi për t’u paraqitur zanatet. Edhe sivjet në festivalin “Trapezë e pasur” marrin pjesë zanatçinj – mjeshtër, të cilët do të mund të bëjnë demonstrime të zejeve të tyre – shton Pavlin Petrov. Kështu qe ne nuk i kufizojmë pjesëmarrësit dhe llojet e zanateve. Përpiqemi dhe shpresojmë se me ndihmën e Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme do të mund të paraqitim krijuesit tanë edhe jashtë. Për ne është shumë e rëndësishme të punojmë për ruajtjen e zanateve tradicionale bullgare. Problemi më i madh në Bullgari është se dalëngadalë zanatet fillojnë të zhduken. Shumë shpesh mungon interes nga ana e të rinjve. Shkaku është se krijuesit e rinj nuk shohin mënyra për realizim profesional. Tashmë ka zanate, të cilët zotërohen nga shumë pak njerëz dhe mundësia për t’u zhdukur është jashtëzakonisht e madhe.”

E tillë për shembull është qeramika e Busincit. “Për qeramikën e Trojanit ka dëgjuar çdonjëri, por për atë të Busincit dihet shumë pak. Kanë mbetur vetëm një ose dy mjeshtër, të cilët e praktikojnë”, saktëson Pavlin Petrov. Ai është kategorik se kriza ndikon shumë keq mbi zanatçinjtë. Tani për tani ka interes ndaj gdhendjes mbi dru dhe ndaj pikturimit të ikonave”, shpjegon Pavlin Petrov dhe shton:

“Veprat e përpunuar me dorë nuk mund të jenë të lirë dhe tregu bullgar nuk ka interes për to. Është fakt se bullgari i zakonshëm merr pagë mujore prej rreth 500 levash (250 euro) dhe për të qilimat e njohur të Çiprovos janë mjaftë të shtrenjtë sesa ato kineze, të cilat nuk disponojnë një cilësi aq të lartë.”

Agjencia për zhvillim të arteve dhe zejeve ka një qëllim shumë ambicioz – krijimi i një qendre kombëtare zanatesh. Ata janë të qartë se në kohëra krizash ky është një mision i vështirë, por besojnë se do të kenë sukses. “Në qoftë se ne, bullgarët, nuk përpiqemi t’i ruajmë zanatet dhe traditat tona, pa dyshim do të humbim shpirtin e kombit dhe kulturës sonë – është kategorik Pavlin Petrov, kryetar i Agjencisë për zhvillim të arteve dhe zejeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD