Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprat e reja në fondin e Galerisë së kryeqytetit

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): “Portreti i M.” nga Sllavka Deneva, “Anije me vela” nga Snezhana Simeonova, “Kompozita në të kuqe” nga Edmond Demirxhijan
Foto: Veneta Pavllova
Gjatë vitit 2007 Galeria e kryeqytetit bëri blerjet e saj të para pas një ndërprerje prej 15 vjetësh. Arsyeja për të ishte mungesa e mjeteve financiare. Tani galeria, në sajë të mbështetjes së Bashkisë së Sofjes, pas një seleksionimi të kujdesshëm plotëson fondet e saj “Piktura”, “Grafika”, “Skulptura” dhe “Arti bashkëkohor”. Deri më 21 mars në të mund të shihen vepra, që janë siguruar gjatë vitit 2008 dhe 2009. Disa prej tyre janë dhurim. Për kriteret e blerjes na tregon drejtorja e galerisë Adelina Filleva:

© Foto: Veneta Pavllova

Konstantin Tringov – “Peizazh romak”

“Secili prej nesh viziton ekspozita të ndryshme, atelie të piktorëve, njeh pasardhës të tyre, di çfarë është lëvizja e veprave të artit, dhe ndërmjet nesh ne bëjmë këto propozime - vazhdon zonja Filleva. - Pasi kësaj bëjmë seleksionimin dhe në fund ka një këshill artistik, në të cilin marrin pjesë edhe specialistë të huaj. I ftojmë si bashkëmendimtarë tanë, por edhe si korrigjues tanë dhe në këtë mënyrë vendosim çfarë të blejmë. Zakonisht bëhet fjalë për autorë, të cilët janë të rëndësishëm për artin bullgar, pavarësisht a janë nga e kaluara ose nga e sotmja. Pas kësaj për autorë, prej të cilëve kemi pak vepra, përpiqemi të plotësojmë këto periudha në zhvillimin e tyre, që nuk janë prezantuar tek ne. Për galerinë është me rëndësi një piktor të paraqitet me 5-6 deri në 10 vepra dhe ashtu të prezantohet veprimtaria e tij në momentet më të rëndësishme për të. Me siguri, me rëndësi është dhe blerja e veprave të autorëve të rinj. Tani ata hyjnë në jetën artistike dhe ne dëshirojmë të kemi veprat e tyre të para, sidomos të atyre piktorëve që japin shenje për zhvillim serioz, sepse fillimi i një rruge artistike është diçka shumë interesante.”

© Foto: Veneta Pavllova

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): “Ajo që lutet” nga Kirill Shivarov, vepra “Jush Krishti” e Asen Pejkovit dhe “Pieta” e Svetllin Rusevit

Në këtë mënyrë mund të ndiqen zhvillimi i artistëve, ndryshimet, ndikimet, stilet, periudhat e artit bullgar. Dhe t’i ofrohet publikut një tregim interesant nëpërmjet një ekspozite studiuese, lidhur me një grup autorësh.

© Foto: Veneta Pavllova

Mariella Gemisheva – “Autoportret”

Cilat janë veprat më interesante në fondin e galerisë gjatë dy vjetëve të fundit? Ndër to janë dy figura prej bronzi të skulptorit Kirill Shivarov. Ai ka studiuar në Pragë dhe në Vjenë dhe është ndër autorët tanë më të talentuar nga fillimi i shekullit XX-të.

“Në të vërtet skulptura blihet shumë vështirë - thotë Adelina Filleva. - Dhe fatkeqësisht, gjatë viteve të fundit sikur procesi artistik i skulptorëve po pakësohet. Pak janë ekspozitat, ndërsa ato që rregullohen janë me vepra kavalete, nuk ka monumentale. Të dy veprat e Kirill Shivarovit mund të them se janë monumentale. Arritëm të blinim edhe dy skulptura dhe një grafik të Bojan Rajnovit, i cili ka jetuar dhe ka punuar në Francë. Të mos harrojmë edhe skulptorin tonë të madh Asen Pejkov, i cili ka jetuar dhe ka punuar në Itali. Të gjithë do të kujtojnë menjëherë për statujën e tij “Leonardo”, që sot ndodhet në aeroportin “Fiumiçino” në Romë.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD