Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja e naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis”

“Motivi bazë është konsolidimi i pozitës bullgare” – komentoi ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevneliev
Foto: BGNES
Detyrimet financiare të Bullgarisë, të lidhura me pjesëmarrjen e vendit në ndërtimin e naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis”, dalin në rreth 6 milionë euro. Në fund të vitit të kaluar kryeministri Borisov deklaroi se, në këtë moment para për “Burgas-Aleksandrupolis” nuk ka dhe vendi do ta paguaj borxhin e vet gjatë një mundësie sa më të parë. Gjatë këtyre ditëve qeveria bullgare mori vendim që projekti të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov. Ai do të realizoi koordinimin e plotë, mbikëqyrjen e veprimtarive të vendit dhe anën financiare të projektit. “Motivi bazë është konsolidimi i pozitës bullgare, me qenë se në etapat e ndryshme të projektit, ai ka qenë në struktura të ndryshme”, e argumenton vendimin ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevneliev.

Do të rikujtojmë se, për realizimin e naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis” u krijua një kompani projektuese Ndërkombëtare “Trans Bollkan Pajpllajn”. Aksionerë në të me 24,5% janë Bullgaria dhe Greqia, kurse Rusia është një pronare mazhoritare me një pjesëmarrje prej 51%. Sipas vlerësimeve eksperte ndërtimi i naftësjellësit do të kushtojë 1.5 miliardë euro. Nëpër pajisjen do të transportohen për vit 35 milionë tonë naftë nga porti rus Novorosijsk, përmes territorit bullgar përmes qytetit detar Burgas, deri tek porti grek Aleksandrupolis. Pritet që nga taksat transit Bullgaria të fitojë për vit 35 milionë dollarë, ose nga 1 dollarë në ton. Ndërtimi i naftësjellësit duhet të fillojë gjatë vitit 2011, kurse vënia e tij në eksploatim të bëhet gjatë vitit 2013.

Ndërtimi i naftësjellësit, i cili do të lehtësojë trafikun e ngarkuar përmes grykës së Bosforit, qe më i diskutuari nga të tria projektet energjetike midis Sofjes dhe Moskës. Bullgaria mundohet të shtojë dobitë e veta potenciale nga projekti, ku një nga idetë është që firma bullgare të përfshihen në transportin e naftës, tha përpara kohe ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov. Kjo tregojë në mënyrë të dykuptimshme se, vendi ynë nuk është i kënaqur nga taksat e lidhura për transportimin e lëndës përmes territorit të saj. Ekziston edhe një problem tjetër.

“Qeveria për herë të radhës qartazi konsolidoi tezën e vet se, derisa ajo nuk është bërë mbi standardet mundësisht më të larta ndërkombëtare, ne nuk mund të shprehemi mbi këtë projekt- në mënyrë kategorike deklaroi ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevneliev. Deri në këtë moment nuk ka ndonjë farë dokumentacioni të futur mbi këtë temë nga firma realizuese e projektit. Kur të futen këto dokumente, ne do të respektojmë procedurën dhe do të bëjmë çdo gjë të mundur të shpallemi. Një premisë absolute është të kemi një odit me cilësi ndërkombëtar, i cili të dëshmojë se nuk do të ketë asnjë kompromis me ndikimin e mjedisit rrethues të këtij projekti.”

Sipas shefit të kompanisë projektuese Ndërkombëtare Aleksandër Tarakanov, vlerësimi për ndikim të mjedisit rrethues do të futet në ministrinë ekologjike për qëndrim përmes marsit të këtij viti. Deri në qershor do të bëhet e qartë , nëse projekti do të realizohet ose jo. Ai premtoi të ndërmerren masa nga më modernet për ruajtjen e mjedisit rrethues. “Në qoftë se eko-vlerësimi është negativ, e drejta sovrane e Bullgarisë është të heq dorë nga projekti, por ne po bëjmë çdo gjë të mundur të përpunohet në mënyrë të tillë, që të mund të miratohet” , komenton ministri rus energjetik Sergjej Shmatko.

Ndërkohë Moska mendohet të përfshihet në projektin alternativ të “Burgas-Aleksandrupolis” - “Samsun –Xhejhan”, i cili do të ndërtohet në territorin turk prej italianëve dhe nga kompani energjetike turke. Ekspertët rusë komentojnë se, Bullgaria ka shtyrë me gjysmë viti vendimin për naftësjellësin “Burgas-Aleksandrupolis” që të mund të ketë kohë për bisedime të reja mbi kushtet për bashkëpunim me partnerët rus. Por kjo i përshtatet dhe Moskës, me qenë se, akoma sasitë e naftës, të cilat duhet të transportohen, nuk janë të garantuara, kurse shanset e projektit konkurrent turk nuk janë studiuar. Ministri energjetik rus pranon që të “dy naftësjellësit si të barabartë”, që do të thotë se, Rusia demonstron ambiciet e veta të kontrollojë transitin e naftës në Regjionin Kaspik dhe të Detit të Zi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD