Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 40 Martirëve

Populli bullgar respekton 9 marsin si ditë e rinisë, bukurisë dhe dashurisë.
Foto: Veneta Nikollova
Dita e 40 Dëshmorëve, ose Dita e Martirëve të Miturit, është një festë në kalendarin popullor, që shënohet gjithnjë më 9 mars. Kjo është dita, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare respekton kujtesën e 40 ushtarëve, armenes nga qyteti Sebastija, që sakrifikuan jetën si martirë për të mbrojtur fenë e krishtere. Në kalendarin popullor bullgar festa është e njohur si “Mlladenci”, ose në përkthim “Të Miturit”. Dhe kjo nuk është e rastit. Populli respekton 9 marsin si ditë e rinisë, bukurisë dhe dashurisë. Ndër atributet e detyrueshme të festës popullore është buka e ritit. Ajo zbukurohet me një kryq dhe me një lule – simbole të forcës dhe rinisë hyjnore. Një copë prej bukës u jepet nunit, mamisë dhe prindërve.

Herët në mëngjes ditën e festës gratë e moshuara brumosin bukën e ritit. Zakonisht buka përbëhet nga 40 copa të rrumbullakëta të lyera me mjaltë. Në disa treva të Bullgarisë buka e ritit mban emrin e ritit, që bullgarisht, siç ju thash është “mlladenci”, ose “të mitur”. Dikur besuan, se ato copa buke mbrojnë nga lia, e cila në legjendat popullore dhe në përrallët është një grua e moshuar. Prandaj populli e quan Gjyshen Lia. Që të mos sëmuren fëmijët nga lia, buka lyhet me mjaltë. Besohet, se sa më sheqere do të jetë buka, aq më e shijshme do të jetë ajo dhe do t’i ëmbëlsohet Gjyshes Lia. Bashkë me bukën e ritit brumosen edhe 40 kulaçe të vogla, të cilët u jepen fëmijëve. Ata i rrotullonin dhe pëshpëritin shumë herë: “Largohu dimër, afrohu pranverë.” Këtë ditë shpërndahet bukë për shëndet. Në uratat përmenden edhe kafshët shtëpiake. Konsiderohej se këtë ditë buajt bëhen shumë të prekshëm. Prandaj Ditën e 40 Dëshmorëve buajt nuk mbrehen. Asnjeri nuk punon këtë ditë. Burrat zakonisht shkojnë rreth e përqark arrat, që të shikojnë të mbjellat. Nuset bënin gjithçka që është e mundur, që të thuhen fjalë të mira për punën e tyre. Besohej, se në këtë mënyrë ato do të tërheqin shëndetin, kësmetin dhe mirëqenien në shtëpi.

Festa popullore “Mlladenci” ose “40 Martirët e Mitur” lidhet me një varg të tërë praktikash, të cilat e radhitin ndër datat më të rëndësishme të kalendarit pranveror të bullgarit – Gjysha Marta dhe Ungjillëzimi i Hyjlindëses. Gjatë muajit mars natyra ngjallet për jetë të re, ringjallet bukuria dhe rinia. Ka një besim popullor, se në se ditën e 40 dëshmorëve, vasha do të mbjellë një lule, ajo do të rritet tepër e bukur. Dhe në se vajza do të mbajë këtë lule në flokët, aroma e saj do të magjepsë dhe do të joshë si të rinjtë, ashtu edhe të moshuarit. Besohej gjithashtu, se natën e festës çdo pemë dhe bimë përul majën e vet, që të puth rrënjat dhe mezi pas kësaj fillon të rrit. Mbillen 40 farëra, vajzat mbanin nga pylli nga 40 thupra, ndërsa gjatë uratës bëhen 40 homazhe. Në Biblën shifra 40 haset jo vetëm si simbol i ndëshkimit, por edhe si bekim. Qameti zgjatet 40 ditë dhe 40 net. Mojsiu bisedoi me Zotin 40 ditë, Jisu mban kreshmë 40 ditë, krahas kësaj ai ngjallet ditën e 40-të pas vdekjes.

Trapeza festive kushtuar Ditën e 40 Dëshmorëve gjithashtu lidhet me simbolikën e numrit 40. Secili ha dhe pi nga 40 gjëra. Në trapezë rregullohen 40 japrakë, 40 ullinj, 40 kokrra havjari. Të gjitha ritet janë për shëndet dhe bereqet. Sipas kalendarit të vjetër dita përputhej me ditën e ekuinoksit pranveror 22 mars. Prandaj shumë nga besimet dhe zakonet lidhen me diellin. Ditën e 40 martirëve dielli kthehet te vera. Ai zbres nga qielli dhe ngul 40 hunjtë e zjarrta në dhe. Toka ngrohet dhe farërat zgjohen nga gjymi dimëror. Prapë ditën e 40 dëshmorëve Zoti godit 40 shkopinj dhe gjarpërinjtë zgjohen dhe rrotullohen, por nuk dalin nga vrimat e tyre. Të gjitha zvarranikët dalin nga vrimat e tyre më 25 mars Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses. Që të evitohen gjarpërinjtë gjatë verës, respektohen një sërë ndalesash. Njëra prej tyre është të mos zvarriten penj. Krahas kësaj duhet të fshihet gjithçka me ngjyrën e kuqe. Si Ditën e 1 Marsit – ditën e Gjyshes Marta, ashtu edhe ditën e 9 marsit – Ditën e 40 Dëshmorëve ndizen zjarre, të cilët djemtë i kërcejnë. Shtëpia rrethohet tri herë me pishtar të ndezur.

Ditën e 40 martirëve ndizet zjarr si një pjesë e një riti tjetër. Në Bullgarinë Veriperëndimore vajzat e reja, që janë gati për martesë, dalin herët në mëngjes jashtë fshatit. Në kodrinat e larta ato ndezin zjarre dhe në heshtje të plotë presin agimin e diellit. Pasi dita fillon të zbardhet me daljen e rrezeve të para të diellit, ato me këngë thërrasin natyrën të zgjohet për jetë të re. Në shumë rajone të Bullgarisë, vajzat e reja rrethojnë arrat me këngë urimi. Atë ditë ato zgjedhin edhe prijësen e vet Lazarica, për festën e Ngjalljes së Llazarit, e cila gjithnjë bie të shtunën para Pashkës së Madhe.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD