Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ora e Tokës” – fushata më e madhe ekologjike në botë

Më 27 mars në orën 20:30 miliona njerëz do të përfshihen në fushatën “Ora e Tokës”
Foto: BGNES
Fushata “Ora e Tokës” filloi gjatë vitit 2007 vetëm në një qytet – Sidni, por për dy vjet përfshiu tërë planetin. Gjatë vitit 2009 mbi një miliard veta në tërë botën morën pjesë në këtë nismë, duke shuar dritën për një orë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun e përcaktoi “Orën e Tokës” si “shfaqja më e madhe e shqetësimit shoqëror për ndryshimet në klimë”. Më 27 mars të këtij viti për një orë do të mbeten të errëta simbole të famshme arkitekturore si Porta e Branderburgut, Kulla Eifell, Memoriali i paqes në Hiroshimë, statuja e Krishtit në Rio de Zhanejro, Kolizeumi në Romë, qendra e Moskës, piramidat egjiptiane, Parthenoni në Athinë, madje Las Vegasi.

Bullgaria merr pjesë në “Orën e Tokës” për herë të dytë. Gjatë vitit 2009 në fushatë u përfshinë 42 qytete bullgare. Pritet që sivjet interesi të jetë më i madh. Organizator i fushatës tek ne është dega bullgare e Fondit për natyrën e egër (WWF). Udhëheqësja programore e organizatës Veselina Kavrëkova është e mendimit se mesazhi i “Orës së Tokës” u është drejtuar jo vetëm qeverisësve, por të gjithë njerëzve: “Kjo është një thirrje drejt secilit prej nesh që të mendojë për sjelljen e tij, sepse me zgjedhjen tonë të përditshme, me mallrat që blejmë ne gjithashtu mund të kontribuojmë për zgjidhjen e problemit me klimën. Me “Orën e Tokës” njerëzit në tërë botën do të dërgojnë një mesazh të qartë – ata dëshirojnë veprime të shpejta dhe vendimtare kundër ndryshimeve klimatike.”

Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Sofje Steve Wiliams janë fytyrat zyrtare të nismës “Ora e Tokës 2010” në Bullgari. Dikasteri i Trajkovit është institucioni që është ngarkuar me politikën e kalimit drejt “energjisë së gjelbër” dhe ekonomisë me emetime të ulëta të dyoksidit karbonik. Zëvendësministrja e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Maja Hristova shpjegoi cilat janë qëllimet e qeverisë në këtë drejtim:

“Përdorimi i burimeve të ripërtëritshme energjetike dhe aplikimi i masave për efektivitet energjetik janë ndër prioritetet e politikës së BE-së në këtë fushë – rikujtoi zonja Hristova. – Bullgaria ka në plan të arrijë nivelin që 16% të energjisë së prodhuar të jetë nga burimet e ripërtëritshme deri në vitin 2020. Nga ana tjetër ambicia e qeverisë është që deri në vitin 2020 një njësi e PBB-së të prodhohet me dy herë më pak energji se sa tani.”

Partner i fushatës “Ora e Tokës” tek ne është Këshilli Britanik. Ai organizon një seri aktivitetesh në shumë qytete të vendit tonë, kurse më vetë 27 marsin në Sofje do të ketë një kalim me pishtarë dhe qirinj. Pika e fundit do të jetë parku para Teatrit Popullor, ku do të zhvillohet një koncert pa instrumente elektrike. Ambasadori i Britanisë së Madhe Steve Wiliams përvijoi në gjuhën bullgare para gazetarëve angazhimin e vendit të tij me problemin me ndryshimet klimatike:

“Para disa vitesh kishim shpresa të mëdha për takimin në Kopenhagë, por rezultatet janë dëshpëruese. Dhe tani duhet t’i dyfishojmë përpjekjet, sepse ndryshimi i klimës është një nga sfidat më të mëdha globale. Britania e Madhe është në rrugën të arrijë pakësim të emetimeve të dyoksidit karbonik me 34% deri në vitin 2020 dhe me 80% deri në vitin 2050. Kjo parashikohet në legjislacionin britanik dhe në të ashtuquajturin “buxhet karbonik” të çdo ministrie.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD