Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 miliardë euro do të investohen në infrastrukturën rrugore deri në vitin 2020

Qëllimi i qeverisë është që gjatë vitit 2020 rrjeti rrugor në Bullgari të funksionojë mirë. Këtë e deklaroi ministri i zhvillimit regjional Rosen Plevenliev në një konferencë, kushtuar zhvillimit të infrastrukturës strategjike.
Foto: Tanja Harizanova
Mbretëria romake ka qenë e madhe, sepse është mbështetur mbi tre gjëra – ligje të mira, një ushtri të fortë dhe një infrastrukturë stabile. Nëpër rrugët romake të cilat janë ruajtur dhe deri më sot nëpër trojet tona, ka kaluar qarkullimi bujqësor i tregtisë. Sot gjërat nuk janë ndryshuar. Shpesh themi se, Bullgaria ka shumë prioritete strategjike. Por që të mund t’i realizojë dhe të mund të fitojë nga pozicioni i vet gjeografik, vendi ynë duhet të ketë një përfytyrim të qartë se si të shërbejë këtë potencial të madh të qarkullimit ekonomik midis Lindjes dhe Perëndimit, i cili mund të kalojë si mallra, njerëz, financa përmes territorit tonë. A do të kthehet viti 2010 në vit të magjistraleve, a do të ndihmojë zhvillimi i projekteve të infrastrukturës për daljen më të shpejtë nga kriza. Këtë e shqyrtuan përfaqësuesit e qeverisë dhe të biznesit në konferencën e cila i kushtohet drejtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës strategjike në Bullgari.

Cili është vizioni i Bullgarisë në fushën e infrastrukturës? Rosen Plevneliev, ministër i zhvillimit regjional dhe i urbanizimit deklaroi se, “ne jemi shtet në izolim”, sepse në 420 kilometra nëpër lumin Danub ka një urë, nuk ka një qëndrim të përshtatshëm drejt 2 prej korridoreve evropiane të transportit, kemi vetëm 2% magjistrale. Por...

“Ne duam ta ngremë nivelin lartë - shprehu programin ambicioz të qeverisë ministri Plevneliev. Në qoftë se programi operativ sa i përket sektorit rrugor është rreth 1 miliardë euro për periudhën 2007-2013, ne do të përgatisim projekte për 4 miliardë euro nga viti 2013 deri në vitin 2020, me fjalë të tjera katër herë më shumë. Sepse rrjeti rrugor në Bullgari aktualisht është i shkëputur. E vërteta është se, duhet të kthehemi përsëri në kohërat 1984-86 kur ka pasur një ndërtim masiv dhe me cilësi të rrugëve, ose të shikojmë se çfarë po rastis në shtete si Hungaria dhe Sllovakia ku sektori ka investime serioze. Pas 10 vjetëve Bullgaria do të ketë një rrjet punues në shërbim të ekonomisë dhe të qytetarëve të saj. Punojmë së bashku me Komisionin Evropian, ndiejmë solidaritetin evropian dhe jam i bindur se, gjatë muajve të ardhshëm do të ketë rezultate konkrete dhe të qarta.”

Sektori ujor duhet të përvetësoi nga 1 milionë euro në ditë, që të mund të avancohen vonesat mbi përvetësimin e mjeteve evropiane, të lëshuara nga Brukseli. Këtë e njoftoi gjatë kohës së forumit Karsten Rasmusen, zëvendëskryetar i degës për Bullgarinë në Drejtorinë e përgjithshme “Politikë regjionale” të Komisionit Evropian. Ai haptazi deklaroi se, përparimi i Bullgarisë është “modest”.

“Punojmë në një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë bullgare, ku marrëdhëniet tona bazohen mbi transparencën në këmbimin e mendimeve - thotë Karsten Rasmusen. Ne vonohemi me kryerjen e programeve, të miratuara për Bullgarinë. Kemi 9 miliardë euro, të cilat duhet të harxhohen përpara vitit 2015, ku mbi 5 miliardë prej tyre janë për infrastrukturën. Bullgaria ka mundur të përvetësoi deri tani mezi 1.6%. Asnjë nuk e di sesa financim do të merrni gjatë periudhës tjetër, por duhet të punohet. Në krahasim me Hungarinë, buxheti i vendit për periudhën e tanishme është më i pakët, por mund të prisni akoma 10-15 miliardë euro. Problemi bazë është në administratën qendrore dhe regjimi i ngathët për dhënien e lejeve.”

Infrastruktura e transportit, mjedisi rrethues dhe teknologjitë informative janë 3 shtyllat kryesore, mbi të cilat mund të mbështetet Bullgaria që të mund të dalë nga kriza. Kjo ishte pozita e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tek ne Xhejms Uorlik përpara pjesëmarrësve në forum.

“Në qoftë se Bullgaria do që të tërheqë investime të huaja, duhet të investojë në infrastrukturën e vet, sepse rrjeti solid rrugor është një element kyç për ekonominë - rekomandon diplomati amerikan. Krijimi i magjistraleve të reja dhe aplikimi i teknologjive të reja u kanë ndihmuar shumë shteteve, përfshi dhe SHBA. Kështu që një planifikim i ngjashëm i infrastrukturës është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Bullgaria është në vend të tretë për nga numri i IT specialistëve të certifikuar, por kur kompanitë amerikane vijnë të investojnë këtu, përveç kuadrove të kualifikuara me një gjuhë të mirë angleze, ata interesohen dhe nga infrastruktura e vendit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Japonia do të na ndihmojë për të rivendosur punën e Hidrocentralit "Çaira"

Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..

botuar më 24-09-04 6.28.MD

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD