Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Pashkëve – ditë për kuptimin e jetës dhe besimit tek Shpëtimi

Foto: Darina Grigorova
Për krishterët ortodoksë ngjallja e Krishtit është festa më e madhe dhe më e respektuar prej të gjitha festave të krishtere, që sjell dritën e Shpëtimit. Më këtë ditë shënohet ngjallja e Jesu Krishtit – Të birit të Zotit, i cili me vdekjen i ka shlyer mëkatet e njerëzimit, ndërsa me ngjalljen e tij i ka dhënë shpresë për jetë edhe pas vdekjes. Prandaj kjo ditë me arsye është quajtur Ditë e Madhe. Pashkët kremtohen në vazhdim të tre ditëve. Sipas kryepriftit Vasilij Sarjan, kujdestar i kishës “Shpërfytyrimi i Zotit” në Sofje, thelbi i kësaj feste është në premtimin, se “njerëzit përsëri do të mund të kthehen në parajsë nga ishin dëbuar”.

“Vetë ideja e Krijuesit nuk është ta detyrojë njeriun të vuajë dhe të jetojë në këtë botë të dhimbshme dhe me vdekje. Ai do që njerëzit të gëzohen në përjetësinë, por për shkak të mekëtës së parë dhe të asaj që sot përsëri rëndon mbi botën, ne vazhdojmë të vuajmë – thotë prifti Sarjan. Në ditën e meshave të gjitha tekstet e Dhiatës së re flasin për ditët e fundit – për ditën e kiametit, vuajtjet dhe shkatërrimet, që do të pushtojnë tërë Universin përpara ardhjes së dytë të Shpëtimtarit. Dhëntë Zoti, të mos jemi dëshmitarë, sepse do të jetë shumë rëndë, siç thotë vetë Shpëtimtari. Gjithçka varet prej të gjithë nesh. Nëse ne jemi të mirë dhe jetojmë sipas ligjeve të Zotit, kjo mund të mos ndodhet kurrë. Me Ngjalljen e tij Shpëtimtari vuri fillimin e Përjetësisë dhe të asaj, kur shpirtrat ndahen nga trupat, të mund të shkojnë qetë atje ku meritojnë.”

Por dy mijëvjeçare pas sakrificës së Shpëtimtarit njerëzit sikur nuk janë ndërgjegjësuar kuptimin e saj dhe përsëri nevojiten për shlyerje të mëkateve, thotë me dhimbje prifti Vasilij Sarjan.

“Në këndimet për Pashkët thuhet “Si nëpërmjet Adamit të gjithë vdesim, ashtu nëpërmjet Krishtit të gjithë do të jetojmë” – shton ai. Prandaj, kur bëjmë varrim, themi, se ata që janë varrosur në emër të Krishtit, do të ringjallen. Për ta ka shpresë. Besimi dhe pagëzimi hapin dyert drejt shpëtimit. Kur njeriu bën kryq, ky është një lloj ringjallje, me anën e të cilit ne thyejmë prangat me të cilat është kyçur shpirti, dhe ai merr rrugën e shpëtimit. Secili bën gabime, çështja është të mos i përsëritim mëkatet e njëjta, por t’u japim ballë atyre që vijnë. Armiku i Shpëtimit të njeriut nuk fle, ai gjithmonë do të na sfidojë. Krishti supozon se kjo mund të ndodhet që të na vërë në sprovë, që, ne, njerëzit, të tregojmë a jemi të denjë për Ngjalljen. Si do të meritojmë çmimin për këtë? Jeta është një shkollë, por edhe provim. Çmimi u jepet secilit në bazë të rezultatit të arritur në këtë provim. Nëse marrim notë të dobët, vendi ynë me siguri do të jetë në Ferr, por nëse kemi nota më të mira, kjo do të na ngrejë më afër Zotit. Kjo shpresë, që në ka sjellë Krishti me Ngjalljen e tij, është e madhe. Nëse respektojmë virtytet e krishtere, atëherë mundësia për të fituar jetë të përjetshme është e madhe, Jeta e tanishme është vetëm një përgatitje për përjetësinë e vërtetë, e cila na pret. Por për disa ajo do të jetë në parajsë, për të tjerët - në ferr. Prandaj le të bëjmë tani zgjedhjen tonë. Zoti asgjë nuk i imponon askujt me forcë. Përkundrazi, secili është i lirë ta zgjedhë rrugën në të cilën do të ecë. Kryesorja është të vlerësojë mirë cila rrugë është e vërteta për të dhe atëherë do të kuptohet kush ka pasur të drejtë.”

Për njerëzit e zakonshëm të cilët vizitojnë kishat këto ditë, Pashkët janë festa, e cila i detyron të jenë më të mirë. Ata përpiqen të kuptojnë thelbin e Shpëtimit. Ditën e shtunë në mbrëmje para mesnatës në kisha kryhet mesha solemne dhe saktë në mesnatë prifti shpallë Ringjalljen me fjalët “Krishti i ngjallë”. Ai del me qiri të ndezur prej të cilit të gjithë të pranishmit ndezin qirinjtë e tyre dhe pastaj i sjellin në shtëpi. Përshëndeten me urime për shëndet dhe lumturi. Përgjigjja është “ Në të vërtetë u ngjall!” Në vetë ditën e Pashkëve në kishat mbahet liturgjia solemne. Fëmijët dhe të moshuarit çokasin vezët e ngjyrosur, duke parë se cila nga vezët do të dalë më e fortë. Besohet, se atij që nuk i thyhet veza, do të jetë i shëndetshëm gjatë tërë vitit.”

“Po pres festën me padurim dhe gëzim – thotë infermierja Marija Andonova. Frekuentoj rregullisht meshat, shumë njerëz përgatiten për këtë festë, por a e presim të gjithë me dashuri dhe besim? Unë personalisht synoj që të kuptojë thelbin e lutjeve gjatë meshës. Në të përditshmen përpiqem të bëjë gjëra të mira, të ndihmojë të sëmurët, të moshuarit. Njëkohësisht mund të them se duke synuar të ndihmojë bëj edhe gabime. Kohën e vështirë në të cilën jetojmë, sikur nuk na lë mundësi të mendojmë më thellë për veprat tona. Dhe kur vijnë momente të vështira për ne, kërkojmë vazhdimisht ndihmën e Zotit. Jam e mirënjohur se ajo ekziston dhe se me anën e kësaj feste të madhe na jepet mundësia t’i shlyejmë mëkatet.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD