Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria - një destinacion tërheqës për turizëm të golfit

Pamje nga kompleksi i ri i golfit “Bleksirama” afër qytetit bregdetar Kavarna
Foto: BGNES
Çdo gjë me kohën e vet! Kur në fillim të viteve 90 Masako Oja, një biznes damë japoneze, e dashuruar pas Bullgarisë, vendosi se, ka kuptim që të ndërtohet një fushe për të luajtur golf tek ne, kjo dukej një gjë tepër ekzotike. Sot rezultati mbase nuk duhet të na befasoi. Gjatë 10 vjetëve të fundit ndërtimi i objekteve të ngjashme po shënon një bum, kurse turizmi i golfit tanimë po tregohet si një nga destinacionet me prioritet. Kohët e fundit po shumohen dhe projektet për porte të jahteve, akua-parqe, dhe qendra sportive rivendosësh. Në Bullgari tanimë janë afirmuar mbi 28 projekte për ndërtimin e fushave për golf. Ofertat më të shumta vijnë nga baskitë, me qenë se për fushën standarde me 18 vrima janë të nevojshme të paktën 50 hektarë tokë në varësi nga fakti sesa ambicioze janë planet për pajisjet ndihmuese dhe qyteza me vila, tereni i duhur mund të tejkaloi dhe 100 hektarë, kurse vetëm pronat bashkiake janë kaq të mëdha. Ky është dhe një investim i shtrenjtë. Për shembull fusha në qytetin Ihtiman në një largësi prej 60 kilometrave nga Sofja, që është me 18 vrimat standarde, kushton afro 4 milionë lava (2 milionë euro) së bashku me pajisjet: fushë për tenis, pishinë, bazë për kuaj, shtëpiza dhe çdo gjë të domosdoshme për një pushim të këndshëm.

Që të mund të afirmohet Bullgaria si një destinacion golfi, janë të domosdoshme të paktën 10 fusha me një liqenzë ndërkombëtare.

“Tanimë i kemi - thotë Rumen Todorov, anëtar i Asociacionit botëror gazetarëve të golfit dhe pedagog i golfit në Kolegjin ndërkombëtar të turizmit të qytetit Dobriç. Golfi gjithnjë e më shumë po kthehet në sport, i cili afrohet deri tek traditat skoceze, ku është një lojë popullore dhe luhet më shumë se 500 vjet dhe ku pothuajse të gjitha fushat janë publike. Në Bullgari me ndërtimin e fushave golfi po fiton popullaritet, akoma më shumë se, pas 6 vjetëve në Olimpiadën në Rio de Zhanejro ai do të jetë tanimë një disiplinë olimpike. Nëpër bregdetin verior të Detit të Zi, rreth qytetit Kavarna ka 3 fusha golfi. Ka dhe rreth qytetit Razllog, rreth fshatit Banja në Bullgarinë Jugore, në afërsi me Sofjen - rreth qytetit Pravec, rreth Ravno poles, rreth qytetit Sliven në Bullgarinë Lindore e të tjera. Janë ndërtuar nëpër të gjithë vendin mes natyrës së shkëlqyer - në malet dhe rreth detit. Këto janë fushat në të cilat organizohen turnirë me një klasë botërore. Tanimë nuk tingëllon në mënyrë ekzotike “Golf në Bullgari”. Por kemi dhe akoma se me çfarë të lavdërohemi. Fushat bullgare të golfit janë ndërtuar prej dizajnërve botërorë. Do të përmend Gari Pleër, Jën Usnam, Pitër Haradajn, Xhak Nikllaus - gjithë emra të njohur në këtë sport. Fushat, e grumbulluara në një vend, të cilat mund të lëvdohen me pjesëmarrjen e kaq dizajnërve të mëdhenj, janë në një largësi më shumë se 1500 kilometra nga Bullgaria. Kjo është një sfidë e madhe për ne.”

Përgatitja e kuadrove për turizmin e golfit është me një rëndësi të veçantë. Kolegji ndërkombëtar i turizmit në qytetin Dobriç në Bullgarinë Veriore tanimë ka në programet e veta disiplinën golf. Dhe akoma më e mira është, thotë Rumen Todorov se, studentët tanë tanimë kanë praktikuar në golf klube botërore në Irlandë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, ishujt e Karibeve. Ata treguan se mund të shërbejnë klientët e klasës së lartë. Më shumë se 4 vjet ata studiojnë shërbimin e këtij sporti nëpër botë dhe mund të aplikojnë të gjithë këtë tek ne, si dhe të propagandojnë fushat e golfit bullgar nëpër botë dhe në këtë mënyrë të tërheqin turistë.

Gjatë muajit prill operatorët e huaj turistikë në golf dhe gazetarët, të cilët shkruajnë për sportin aristokratik, do të vizitojnë Bullgarinë. Çfarë do t’u tregoni?

“Për herë të parë organizojmë njohjen e operatorëve të huaj turistikë të golfit me kushtet në Bullgari. Këta do të jenë rreth 45 veta, përfaqësues të Asociacionit botëror të operatorëve turistikë të golfit IAGTO, të cilët do të vizitojnë fushat e reja të golfit nëpër bregdetin verior të Detit të Zi “Llajthaus”, “Bleksirama”, “Shkëmbinjtë e Trakisë”, të cilët pas kohe do të jenë mikpritës të disa nga turnirët profesionale të golfit. Kështu që po presim një valë të fuqishme prej operatorëve turistikë dhe të gazetarëve nga e gjithë bota, të cilët do të vizitojnë qytetet Razllog, Bansko, Pravec, Sofja dhe bregdeti verior i Detit të Zi dhe do të njihen me kushtet e shkëlqyera të fushave tona të golfit. Sepse gërshetimi i shesheve botërore nga klasa e lartë, dhuntitë natyrore me të cilat është e pasur Bullgaria, spa qendrat të cilat janë kudo, trashëgimia kulturore-historike, ushqimi ekologjikisht i pastër - e gjithë kjo do të kënaq kërkesat e larta të sportistëve. Shërbimi jonë po kështu do të jetë në një nivel të duhur dhe Bullgaria do të kthehet në një nga golf destinacionet më tërheqëse të Evropës” - tha në përfundim Rumen Todorov, anëtar i Asociacionit botëror të gazetarëve të golfit dhe pedagog i golfit në Kolegjin ndërkombëtar të turizmit në qytetin Dobriç.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Silvija Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD