Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ofron një politikë të përbashkët detare

“Pala bullgare bëri propozim për një politikë të integruar detare në fushën e lundrimit, meremetimit të anijeve dhe infrastrukturës së porteve.” – tha ministri bullgar i transportit Aleksandër Cvetkov.
Foto: Tanja Harizanova
Bullgaria u propozoi vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Pellgun e Detit të Zi, të hartojnë një politikë të integruar në fushën e transportit detar. Sipas palës bullgare në këtë mënyrë do të garantohet një mjedis më të mirë për konkurrencë në rajon dhe do të jepet një garanci për stimulimin e zhvillimit të kësaj dege të industrisë. Propozimin e bëri ministri bullgar i transportit Aleksandër Cvetkov gjatë takimit të ministrave të transportit në Sofje. Më 14 dhe 15 prill të këtij viti 45 përfaqësues nga 12 vende diskutuan projektet e lidhura me ndërtimin e unazës së rrugëve detare, magjistraleve detare evropiane dhe transportimin e mallrave për vendet e organizatës. Më shumë hollësi sjell ministër Cvetkov:

“Pala bullgare bëri propozim për një politikë të integruar detare në fushën e lundrimit, meremetimit të anijeve dhe infrastrukturës së porteve. Politika e integruar do të garantojë mundësitë për bashkëpunim në fushën përkatëse midis operatorëve transportues, midis pronarëve të anijeve dhe punishteve të riparimit të anijeve. Qëllimi është, që kjo degë ekonomike të disponojë më shumë mundësi, dhe që këtu të bëhet më konkurrente. Çdo vend me vete vështirë do të disponojë më shumë aftësi konkurruese në përmasë botërore, se sa të gjitha vendet së bashku. Prandaj bashkimi i mundësive dhe i përpjekjeve tona është një hap pozitiv në këtë drejtim. Propozimi i palës bullgare u përkrah në deklaratën e përbashkët të ministrave të organizatës.”

Në kuadrin e forumit u diskutua ideja për krijimin e një magjistrali automobilistik në rajonin e Detit të Zi. Lidhja e Bullgarisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Moldavisë, Rumanisë, Rusisë, Turqisë dhe Ukrainës me një magjistral do të garantojë sigurinë dhe do të lehtësojnë lidhjet e transportit midis shteteve të pellgut të Detit të Zi. Gjatësia e këtij magjistrali do të jetë afro 7,700 mijë kilometra. Traseja e magjistralit mezi tani do të caktohet. Financat do të sigurohen nga fondet dhe buxhetet kombëtare, nga investues privatë dhe nga fondet e BE-së, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit, Banka Botëror dhe nga fonde të tjera.

Ndërtimi i magjistralit automobilistik, që do të lidhë vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Rajonin e Detit të Zi, do të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis vendeve të rajonit. Në këtë mënyrë do të stimulohet bashkëpunimi ekonomik dhe do të inkurajohen lidhjet midis vendeve të rajonit. Bullgaria do të përfshihet në projekt me magjistralin e vet “Deti i Zi”, i cili përbën një pjesë prej magjistralit “Trakija”. Në etapën e tanishme çdo shtet do të vendosë vet financimin e projektit.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Rajonin e Detit të Zi Leonidas Hrizantopullos mirëpriti idenë bullgare për krijimin e një politike të përbashkët detare të vendeve të pellgut. Duke përgjithësuar rezultatet e forumit ai tha:

“Takimi ishte shumë i dobishëm. Në të caktuam planet e përbashkëta në fushën e transportit. Organizata ka dy projekte të mëdha. Njeri është magjistrali në rajonin e Detit të Zi, i cili do të lidhë vendet e rajonit dhe struktura rrugore evropiane me rrjetin rrugor aziatik. Projekti tjetër ka të bëjë me rrugët detare, ku detyra e dorës së parë është që Deti i Zi të rikthejë rëndësinë e vet nga vitet 50-të të shekullit XVIII, kur nëpërmjet tij zhvillohej një tregti të gjerë dhe një transport të gjallëruar udhëtarësh.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD