Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përtaci dy herë punon, koprraci dy herë paguan

“Kërko nga përtaci të punojë, që të të japë mënd” – kështu një proverbi bullgar ironizon dembelin
Foto: Veneta Nikollova
Dy nga virtytet tradicionale të bullgarëve – dashuria ndaj punës dhe kursimi do t’ju zbulojmë të thyera përmes prizmit të humorit popullor.

Shumë këngë tregojnë për bastin midis vashës dhe beqarit, kush do të korrë më shumë duaj gruri për një ditë. Kushti që caktohet është martesë midis tyre. Dashuria e tyre ndaj punës dhe shkathtësia janë garancia më e madhe për mirëqenien e ardhshme të familjes së re. Në të njëjtën kohë ka dhe subjekte të tjera folklorike, që bien në kundërshtim me këtë temë. Në një këngë popullore thuhet “Moj vash Penko, pse të lavdërojnë aq shumë për furkën tënde prej thane dhe për boshtin prej lajthie?” Kështu një beqar mburr aftësitë tipike të vashës. Mirë po, ato fjalë të mira për mjeshtërinë e vajzës janë joreale. Në fakt beqari përqeshet me vajzën, e cila kur tjerr një fije, dhelpërisht e numëron si dy. Me të tjerrë fijet vashën e zë gjymi dhe furka prej thane rritet, zë lule dhe bënë kokrra. Kur vasha zgjohet ajo nis të hajë frutat e pemës, në vend të tjerrë shtëllungën e leshit. Mirëpo vajza nuk i lë borxh beqarit dhe e demaskon punën e tij. Ajo bënë shaka, se kur ai lëron tokën, një brazdë e lëruar e numëron për dy. Mirëpo, ai lëron por nxiton që nën ndonjë hije të shtrihet për pushim. Dhe përderisa çlodhet parmenda e tij bënë kokrra të tulta dhe të lëngshme. Kur beqari Stojan zgjohet nga gjymi, ai ha dardha të pjekura dhe të ëmbla, në vend të lërojë tokën. Këngët me këtë subjekt sugjerojnë, se bujku i plogët lëron arrën e vet tërë vitin. Ndërsa vasha përtace që punon me dredhi mbetet pa petkat e detyrueshme festive të punuara prej saj për vallen e Pashkës së Madhe. Një vazhdim i këtyre këngëve tallëse zbulojmë edhe në përrallët për përtacët. Në to dembelët zakonisht kalojnë ndonjë peripeci, pas së cilës me ta sikur ndodhet ndonjë çudi dhe shndërrohen në njerëz punëdashës. Kështu një nuse përtace u turpërua pasi u duk që nuk ka veshje të reja, me të cilat të shkojë në një dasmë. Qëndrimi tallës dhe përqeshjet e të tjerëve e bënë atë të turpërohet. Që atëherë kjo nuse aq nxitonte të tjerrë dhe të endë, se nuk e linte punën edhe kur ushqehej. Kështu tregohet në një përrallë ngacmuese popullore.

“Kërko nga përtaci të punojë, që të të japë mënd” – kështu një proverbi bullgar ironizon dembelin, që këshillon të tjerët si të kryejnë punën në vend të tij. Mirëpo, nga ndonjë herë plogështia dhe dëshira për kursimin e forcës lind ide interesante. Në një anekdotë për fshatarin mendjemprehtë Hitër Petër, ose Dinak Pjetri, tregohet një histori interesante. Një herë një bujk ngarkoi karrocën e vet me grurë dhe nisi ta shesë mallrat në tregun e qytetit. Papritmas në rrugën fshatare plotë pluhur, rrotat u zhytën në një llogaçe. Përderisa çuditej si të nxjerrë karrocën nga balta, fshatari shikoi pranë rrugës një pemë nën hijen e së cilës ishin të ngelur Dinak Pjetri dhe biri i tij. Fshatari e thirri për ndihmë. Dinak Pjetri u pajtua, por kërkoi nga fshatari të paguajë 12 verdhushka për ndihmën. Dashje ose pa dashje fshatari i pagoi Pjetrit. Por para se të vazhdojë rrugën me përbuzje akuzoi ndihmësit në përtaci. Ai i tha atyre, se tërë ditën pushojnë nën hijen, ndërsa për një punë aq të vogël kërkojnë kaq shumë para. Atëherë djali i Dinak Pjetërit me indinjatë iu përgjigj, se me babin ata të dy punojnë ditë e net. Ditën nxjerrin karrocat e zhytura në baltë, ndërsa natën mbajnë uji nga lumi dhe e derdhin në rrugë, që të mos thahet llogaçja. Është tepër e vështirë të thuhet, në ç’shkallë kjo dhelpëri lehtëson jetën e Dinak Pjetrit dhe të birit të tij, por kjo anekdotë kujton proverbin: “Përtaci dy herë punon, ndërsa koprraci dy herë paguan”.

Në folklorin bullgar ka shumë histori humoriste edhe për fshatarë, të cilat me dredhi përpiqen të kursejnë ose të fitojnë ndonjë verdhushkë më shumë. Kështu dy fshatarë të varfër veç e veç vendosën të shesin në treg produkte të tyre. Njeri kishte lesh, tjetri – arrë. Por ata disponuan aq pak nga ato mallra, dhe që të duket më të mbushur thesi secili mendoi nga një dhelpëri. Njeri në thesin nën leshin vuri një grumbull myshk pyjor. Tjetri e mbushi thesin e vet me gogla dushku, vetëm nga sipër vuri pak arrë. Duke vajtur në treg dy fshatarët u takuan. I shkoi nga mendja të shkëmbejnë thesit. Nga që leshi ishte më i shtrenjtë se sa arrat, njeri fshatar i pagoi tjetrit. Secili e nisi rrugën për në shtëpi i kënaqur nga shit-blerja. Mirëpo pasi zbuloi dredhinë, ai që pagoi vendosi të kërkojë paratë. Tjetri u shtirej si i vdekur, që të mos rikthejë verdhushkat. Pas shumë peripecive, të dy gënjeshtarët u bashkuan dhe arritën ta mashtrojnë një grup të tërë vjedhësit dhe ta marrin paratë e rrëmbyera nga të varfëritë. Një mesazh tepër i çuditshëm për drejtësi ka në këtë përrallë. Shpërblim për vjedhësit, ndërsa për të varfëritë – shpresë, se me dinakëri mund të pasurohen papritmas. Vallë, a është ky vetëm një subjekt humorist nga e kaluara e lashtë apo jo, kush mund të thotë?

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD