Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interneti nuk i ka zëvendësuar librat

Me rast të Ditës ndërkombëtare të librit asociacioni “Libri bullgar” dhe Asociacioni bullgar i bibliotekave parashikojnë një varg aktivitetesh në tërë vendin.
Foto: BGNES
Sot gjithnjë e më shpesh mund të shohim në vende të ndryshme njerëz me laptopa që surfojnë në rrjetin e pafund botëror. Të tjerë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së lirë para monitorit të kompjuterit shtëpiak. Tendencat janë që numri i përdoruesve të internetit të rritet. Ku mbetet atëherë libri? A ka vend për të në shekullin e teknologjive të informacionit? A lexon bullgari dhe çfarë lloj letërsie preferon? Këto pyetje i bëjmë lidhur me 23 prillin, i cili u shpall me iniciativë të UNESCO-s Ditë ndërkombëtare e librit. Ajo tashmë është një lëvizje ndërkombëtare që mbështetet nga shumë politikanë, krijues, si edhe nga miliona lexues në botë. Të gjithë ata besojnë se e ardhmja shpirtërore e njerëzimit është në një lidhje të ngushtë me komunikimin me librin. Libri si një urë midis epokave, kulturave, vlerave të njerëzimit. “Është shumë e rëndësishme që njeriu të mendojë, duke lexuar, ta trajnojë pandërprerë intelektin”, thotë docent Aleksandër Kjosev, pedagog në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, dhe tregon për një studim kombëtar me emërtimin “Bullgari dhe librat”.

“Bullgari lexon pak më shumë se sa gjatë vitit 2006 – thotë doc. Kjosev. – Leximi zë vendin e pestë në veprimtaritë e preferuara gjatë kohës së lirë. Le të shpresojmë se tendenca e rritjes së interesit ndaj leximit dhe librave do të jetë afatgjatë. Është fakt se megjithë krizën, gjatë viteve të fundit bullgari blen më shumë libra. Leximi konsiderohet një nga faktorët kryesorë të socializimit. Ai ka një kontribut të madh në grumbullimin e përvojës sociale, në vendosjen e normave sociale, në krijimin e sistemit të vlerave.”

Me rast të Ditës ndërkombëtare të librit asociacioni “Libri bullgar” dhe Asociacioni bullgar i bibliotekave parashikojnë një varg aktivitetesh në tërë vendin. Ndër to është “Maratona e leximit”, e cila tashmë u bë tradicionale. Ajo zhvillohet njëkohësisht në qytetet e mëdha të vendit dhe mbledh në biblioteka dhe në vatra të kulturës të gjithë ata që janë pasionuar pas leximit. Do të organizohen Festa të librit dhe një Shëtitore e librit në qytetin bregdetar Varna. Në Parkun e detit do të vendosen shatorre me libra, do të bëhen lexime artistike. Një nismë tjetër, që tashmë u bë traditë, është i ashtuquajturi “bookcrossing” ose këmbim i lirë i librave. Praktika të lihen libra në vende publike që të gjenden dhe të lexohen nga dikush tjetër fitoi një popullaritet botëror. Ideja është se vendi i librave nuk është mbi raftet e bibliotekave dhe të dyqaneve, kurse në duart e lexuesve. Prandaj librat “lirohen” që të shëtitin nëpër botë. Diçka më shumë, në sajte internet çifte bullgare thonë se e kanë zbuluar dashurinë pikërisht në saje të këtyre librave udhëtues, në të cilët kanë gjetur adresën dhe numrin e telefonit për lidhje me një njeri, i cili ndan të njëjtat interesa.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD