Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqiponja perandorake rikthehet në qiellin bullgar

Shqiponja perandorake është ndër shpendët që janë të kërcënuar nga zhdukja në përmasë botërore
Foto: Архив
Shqiponja perandorake – ky shpend madhështor grabitqar sot është ndër kafshët e kërcënuara nga zhdukja në planë botëror. Në Evropë shqiponja perandorake haset rrallë dhe popullatat mezi arrijnë disa qindra çifte. Një përqendrim më të madh të shqiponjave perandorake ka në Hungari dhe në Bullgari. Bullgaria është vendi i dytë për nga rëndësia në mbrojtjen e këtij shpendi të rrallë në mbarë kontinentin evropian. Tek ne dihen foletë e më se 20 çifteve të shqiponjave perandorake. Supozohet, se numri i tyre i përgjithshëm është afro 35 çifte. Ata janë të përqendruara kryesisht në rajonet kodrinore të maleve Stranxha dhe Sakar, në afërsi me kufirin me Turqinë. Në shekullin XIX ky shpend i bukur grabitqar fluturonte kudo në qiellin e Bullgarisë.

Duke kuptuar marrë parasysh përgjegjësinë e vet, mbrojtësit bullgarë të natyrës prej vitesh tregojnë kujdese speciale për ruajtjen dhe për shtimin e popullatës së shqiponjës perandorake. Tepër aktive janë dy organizata joqeveritare – Ballkan të Gjelbër dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve. Në fund të viteve 80-të të shekullit XX shoqata Ballkan të Gjelbër zbuloi çiftin e parë të shqiponjave perandorake në rajonin, i cili sot është më karakteristik për to – malin Sakar. Që atëherë shoqata tregon kujdese të përhershme për popullatën e shqiponjave duke u ushqyer, duke krijuar fole artificiale, duke u siguruar gjatë periudhës së ngrohjes së vezëve dhe rritjes së të vegjëlve. Që nga viti 2007 vullnetarët nga shoqata Ballkan të Gjelbër filluan t’u vënë shqiponjave të vegjël radio-transmetues. Qëllimi është të studiohet më mirë zhvillimi dhe zakonet e tyre. Vullnetarët punojnë mbi projektin konservues financuar nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe Programi Operativ i BE-së “Ambient rrethues”. Koordinatori i projektit Gradimir Gradev tregon rezultatet e para:

“Shpendët e parë, të cilët i shënuam, na treguan vendin e përqendrimit të shqiponjave të rinj perandorakë. Duke zhvilluar monitorimin e një shpendi, ai na çoi deri te vendi, ku kishim mundësi të vëzhgojmë edhe nja 7-8 shqiponjë të vegjël. Si rezultat zbuluam edhe ushqimin e preferuar nga shqiponjat perandorake. Ky është një lloji i vogël mive të quajtura polevki. Ndryshe çdo çift nga shqiponjat ka preferenca të caktuara – disa ushqehen me iriq, të tjerë me zvarranikë, të tretë me minj. Një lajm i mirë është, se një nga shpendët e shënuara në vitin 2007, shqiponja me emrin Viktor, tani formoi çiftin me një shpendë tjetër të ri. Më interesante është, se ato dy shqiponja zgjodhën një fole artificiale, bërë nga ekipi i shoqatës Ballkan të Gjelbër. Kënaqësia, që përjeton njeriu në një çast të tillë është e madhe.”
Shqiponja e re Viktor, që u shënua në vitin 2007, u rikthye në qiellin bullgar

Sipas ekologëve shihet një tendencë për rritjen e popullatës së shqiponjave perandorake tek ne. Mirë po, kjo është një popullatë tepër e vogël dhe e njomë. Tani shqiponjat perandorake qëndrojnë para një kërcënimi të ri – parqet energjetike të erës dhe të diellit. Shtyllat e parqeve energjetike të erës përbëjnë një kërcënim me krahët e impianteve që rrotullojnë pandërprerë, ndërsa parqet diellore i privojnë shqiponjat nga sipërfaqet për gjah.

Rezultate interesante dha edhe një projekt tjetër evropian, që realizohet në kuadrin e Programit “Lajf plus” të Komisionit Evropian. Qëllimi i tij është monitorimi i shqiponjave perandorake nëpërmjet satelitit. Programi plotësohet nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve. Ai përbën projekti i parë i madh për monitorimin e shpendëve të egra nëpërmjet satelitit tek ne. Koordinator i projektit është Svetosllav Spasovi nga shoqata. Ai sjell më shumë hollësi për këtë projekt:
Shqiponjës së re Sofija, që u rikthye nga Siria, iu vu një radio-transmetues

“Gjatë vitit 2009 vumë 7 transmetues sateliti të shqiponjave të reja perandorake. Ata braktisën foletë e tyre në Bullgari dhe migruan në jug. Shumica prej tyre kaluan dimrin në Turqi, por disa morën një rrugë më të gjatë dhe arritën deri te Arabia Saudite. Para ditë të numëruara dy prej shqiponjave të reja, nisën migrimin e tyre prapmë. Njëri prej shpendëve tashmë arriti deri te territori i Bullgarisë. Tjetra, që kaloi dimrin në Siri, kaloi Dardanelet dhe fluturon te Bullgaria. Është një fakt i mjerë, që 70 për qind nga shqiponjat perandorake vdesin gjatë vitit të parë. Në rastin tonë nga 7 shpendë të rinj rikthehen vetëm dy. Programi i satelitit për monitorimin e shpendëve ka rëndësi të madhe për zbulimin e shkaqeve të këtij mortaliteti jashtëzakonisht të lart. Për shembull një nga shqiponjat vdiq pak pasi e lëri braktisi folenë. Ajo ishte e vrarë nga rryma elektrike nga një shtyllë e pasiguruar elektrike në rajonin perëndimor të malit Stranxha. Një shpendë tjetër u vra nga gjuetarë pa leje në Turqinë evropiane. Në po këtë rajon dy shqiponja të tjera perandorake u zhdukën pa lënë gjurmë. Për shpendë të tjerë të vdekur analiza tregoi, se bëhet fjalë për helmim. Domethënë shfrytëzimi i helmeve kundër kafshëve të egra është një problem serioz për shqiponjat. Dhe në sajë të transmetuesve të satelitit arritëm ta vërtetojmë këtë.”

Shqiponja e vogël perandorake, që tashmë u kthye në Bullgari emërohet Sofija. Shpendi tjetër, që akoma fluturon te trojet bullgare mban emrin Topolla. Dhe ky emër nuk u zgjodh rastësisht. Foleja e saj është pranë qytetit Topollovgrad. Emri tjetër i këtij vendbanimi është “qyteti i shqiponjave”. Në këtë rajon është popullata më e dendur e shqiponjave perandorake bullgare. Atje ka 10 çifte shqiponjash. Duke marrë parasysh, se në territorin e mbarë vendit dihen foletë e 20 çifteve shqiponjash, atëherë del në pak konkluzioni, se në këtë qytet janë të përqendruar 50 për qind nga popullata e tërësishme e këtij lloji shqiponjash.

Ndër veprimtaritë e shumta të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve është mbjellja e plepave të zeza – pema më e preferuar për thurjen e foleve nga shqiponja perandorake. Krahas kësaj shoqata bashkëpunon me kompaninë elektrike në rajon për sigurimin e shtyllave elektrike të tensionit të lartë në rajonet e populluara me këtë shpendë krenar. Shoqata shpreson, që gjatë këtij viti të vërë transmetues për monitorim satelit të 7 shqiponjave të tjera të vegjël.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga organizatat joqeveritare – Ballkan të Gjelbër dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD