Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitje pranverore nëpër parqet e Sofjes

Foto: Veneta Nikollova
Një nga ndjesitë më të bukura pranverore është kur herët në mëngjes, duke shkuar në punë ose në shkollë, njeriu mund të kalojë nëpër një nga parqet e Sofjes. Në këtë orë këngët e zogjve dhe pëshpëritja e gjetheve të drurëve nuk mund të mos zgjojnë buzëqeshjet e njerëzve. Mëngjeset e fundjavës në parqet e kryeqytetit kanë një mahnitje më të ndryshme. Pak njerëzit që janë zgjuar herët në mëngjes ulen në stola për të lexuar gazetën, të tjerë shkojnë për shëtitje me qentë shtëpiakë.

Historia e vendeve të gjelbra në Sofje filloi që në vitin 1872, kur u ndërtua parku i parë. Ky është Parku i qytetit që ndodhet para Teatrit Kombëtar. Shtatë vjet pas kësaj Sofja u shpall kryeqytet. Për më se një shekull Parku i qytetit ka pësuar shumë ndryshime, por edhe sot është vendi i preferuar i shumë kryeqytetasve që banojnë në qendër. Gjatë verës pikat e shatërvanit freskojnë fëmijët që vrapojnë përreth, kurse disa nga stolat prej disa vitesh ruhen posaçërisht për adhuruesit e shahut. Shahistët që luajnë zakonisht janë rrethuar nga shumë shikues, të cilët diskutojnë çdo një hap të tyre.

Parku më i madh në kryeqytet është Parku i Borisit. Ai gjithashtu ka pësuar shumë metamorfoza, disa herë i është ndërruar emri. E projektoi zvicerani Daniel Nef në fund të shekullit XIX. Menjëherë u mbollën shumë drurë, lule dhe pastaj në vend të moçalit u duk Liqeni i zambakëve të ujit. Territori i Parkut të Borisit u zgjerua në vazhdim të viteve, sot në të ndodhen dy stadiume të mëdha. Atje është dhe Liqeni “Ariana”, në të cilin në të kaluarën kishte mjellma, lundronin barka. Sot “Ariana” është një kompleks me restorante dhe kafene rreth liqenit.

Një vend tjetër i preferuar i kryeqytetasve është Parku i doktorëve. Afërsia e tij me Universitetin e Sofjes dhe Bibliotekën Kombëtare e bën një vend i këndshëm për pushim për shumë të rinj. Shpesh atje mund të shihen studentë, të cilët diskutojnë diçka ose thjesht janë ulur për të ngrënë një sandviç midis dy leksioneve.

Gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të XX u projektua dhe u ndërtua Parku jugor. Në të ka shumë sheshe për fëmijë, shpesh mund të shihen shfaqje dhe shumë konkurse për fëmijë. Shëtitoret e gjera tërheqin shumë çiklistë.

Në shumicën e parqeve të kryeqytetit është mbjellë një bimësi e pasur dhe e larmishme. Sipas zonjës Irina Meteeva nga Shoqata bullgare për mbrojtje të zogjve, në parqet e Sofjes ka një larmi të madhe zogjsh. “Zogjtë në parqet e Sofjes janë adaptuar me praninë e njeriut – thotë Irina Mateeva. – Deri sa ka parqe dhe drurë, do të ketë dhe zogj. Më e rëndësishmja është që t’i mbajmë parqet të gjelbra dhe zogjtë do të jenë atje.”

Vendet e gjelbra në Sofje do të vazhdojnë të shtohen. Tashmë ka një projekt, i cili parashikon që deri në vitin 2020 të ndërtohen shtatë parqe të reja në territorin e qytetit dhe rreth tij. Së shpejti kryeqytetasit do të kenë mundësi të shëtitin në parkun e Akademisë Ushtarake. Ai do të hapet për vizituesit herët në mëngjes dhe në mbrëmje do të mbyllet. Kjo do të ndihmojë që të ruhet më mirë larmia e bimësisë në të.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Lina Ivaniva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD